Ish-administratori i kompanisë DIA,Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë kërkesë Gjykatës ditën e sotme për rihapje të procesit.
Sipas Ismailaj, ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan.
“Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në konsidertatë”, ka thënë Ismailaj.
Ditën e sotme ishte planifikuar seanca gjyqësore ku do të bëhej mbrojtja dhe do të shpallej vendimi për Isamilajn për të cilin Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.
Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.
Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.
Sekseri i këtij privatizimi, Nuel (Nue) Kalaj, njeri i Shkëlzen Berishës, ka marrë 7 milionë euro vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
Më herët kreu i Komisionit Hetimor të hapur për aferën e CEZ, Taulant Balla, tha se ai është mik i Shkëlzen Berishës, çka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.
Upssss.
Fol per berishen ete birin ketyre kriminelve qe shaterruan gjithcka
Ndoshta keto 100 prova kene te bejne me Like Floriorin. Lereni te flase, mor aman!
Te penduarit duhet te denohen 2fish.Nuk behet drejtesi me ish-vegla.
Shpresoj qe specialistet e FBI dhe aleateve nga Europa qe do instalohen ne Shqiperi te ndalojne ndonje krim tjeter te rradhes qe Berisha,i biri dhe banda kriminale qe ata kane nen hyqem te deshtoje dhe mos ndermare ndonje vrasje si e tipit Kosta Trebicka per t’ju mbyllur gojen deshmitareve.
Vetem te penduarit mund te derrmojne ish shoket e tyre kriminele. Vetem ata japin provat e mjaftueshme per denimin e fajtoreve.
Hapni dosjen dhe lejeni qe te flas.
Fol Kastriot,se ska per te mendu njeri per ty dhe per familjen tende ,dhe une nuk ja fal sat shoqeje ,qe sorollatet dhe nuk ben demaskimin e provavae qe te vihet pas hekurave ish pronaret reale e firmes,dhe une e njof shume mire Kastriot Ismailin,nuik eshte ky per keto afera ,as mos e dikutoni dhe ua jap me plot bindje gjykimin tim,keto afera beheshin vetem nga Ilir Meta ,turp per gruan qe e le bashkeshortin pas atyre hekurave dhe nuk tregon te verteten,me ty do ndodhi sic ka ndodh me te gjithe qe iliri u ka mare parate