Replikat Krimet e Rënda-Kryeministria/ Manja: Prokuroria shkeli ligjin me sulmin ndaj Ramës

24 Tetor 2017, 16:13Politika TEMA

Deputeti i PS, anëtar i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, ka reagur në lidhje me deklaratën e Prokurorisë së Krimimeve të Rënda e cila replikoi me kryeministrin.

Me anë të një statusi në Facebook Manja shprehet se Prokuroria shkeli ligjin dje me deklaratat politike, pasi një gjë të tillë e ka të ndaluar.

“Prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij”-shprehet Manja.

Statusi i plotë

Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime:

Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet ti çojnë nëpër mend e jo më ti bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” ku thuhet qartë dhe pastër, “ prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij !!! Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist!

Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja ç’farë pasojash ligjore ka ?

Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solemnisht “për ti qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e detyrës” , dhe në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë , prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, respektivisht shkelen Nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”.

As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush.

Kaq besoj mjafton o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit për të kuptuar kush e ka shkel ligjin në këtë rast prokurori apo Kryeministri ! Ndoshta i kam rënë pak gjatë po kështu jemi ne juristët !

1 komente në “Replikat Krimet e Rënda-Kryeministria/ Manja: Prokuroria shkeli ligjin me sulmin ndaj Ramës”

  1. Sabri Laku says:

    Deputet-prokuror, ose prokuror-deputet! Neni, te cilit i referohesh, flet per prokurorin/prokuroret si zyrtare. Pra, atyre u ndalohet te shprehin opinionet. Por, institucionin, ne kete rast Prokurorine per Krime te Renda, nuk e ndalon asnje ligj per te dhene shpjegimet dhe qendrimet e tij lidhur me komentet/kritikat/sulmet politike apo te cfaredo natyre qofshin.
    Institucioni nuk eshte memec. Se ka qene i tille, ndaj edhe politika e ka mbytur zerin e institucioneve te drejtesise. Politika del e kulluar dhe gjyqtaret e prokuroret dalin e keqja e vetme e ketij vendi, vetem e vetem sepse ju si politikane paskeni te drejten ligjore te komentoni e linconi cdo gjyqtar e prokuror dhe ata nuk duhet te reagojne, se “ashtu eshte ligji”.
    Pra, deputet-prokuror, ose prokuror-deputet, me mire qendro ne rrafshin politik dhe bej “zhurmuesin” ne studio, sesa flet per ceshtjet ligjore. Je shume i dobet dhe paske bere shume mire qe je larguar nga Prokuroria. Ben me pak dem ne politike se sa ne prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje