Deputeti i PD: 20 prokurorët më “të mirë”, aset kombëtar

24 Tetor 2017, 17:20Politika TEMA

90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shërbejnë aktualisht në sistemin e drejtësisë janë emëruar në kohën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, ashtu si në çështjen Tahiri, kjo forcë politike nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur kapjen direkte që i ka bërë sistemit të drejtësisë.

Në fakt, një ndër deputetet e rinj të kësaj force, Romeo Gurakuqi, pavarësisht korrupsionit dhe inefikasitetit që mbizotëron në drejtësinë shqiptare, shkon deri atje sa t’i konsiderojë prokurorët si një “aset kombëtar”, karriera e të cilëve duhet mbrojtur me çdo kusht nga ana e shtetit tonë.

Në një editorial të publikuar pak kohë më parë, Gurakuqi në fakt, teksa kundërshton organet e reja speciale që po formohen si pjesë e procesit të vetingut, shkon deri atje sa të shkruajë:

“Fati/aspekti profesional, karriera pra dhe mbrojta në vijimësi e 20 prokurorëve më të rëndësishëm në vend, njëlloj si edhe e gjyqtarëve të këtij rangu, duhet të jetë i parashikuem dhe i garantuem”.

Komenti i deputetit thellohet më tej në argumentin e rremë se prokurorët e tanishëm janë një klasë e pavarur, ndonëse e vërteta është se shumë prej tyre janë emëruar në këtë detyrë vetëm falë lidhjeve direkte farefisnore, miqësore apo të favoreve, me familjen e ish-kryeministrit Berisha.

Nga tre prokurorët që po gjykojnë dosjen Tahiri, të tre të lindur në Tropojë, dy prej tyre janë kushërinj me Berishën, ndërsa i treti ka lidhje të ngushta politike me këtë familje.

Komentin e plotë të Romeo Gurakuqit, mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm – http://www.panorama.com.al/prokuroria-e-krimeve-te-renda-dhe-policia-e-shtetit/

9 komente në “Deputeti i PD: 20 prokurorët më “të mirë”, aset kombëtar”

  1. Paqesori says:

    Edhe ky keshtu eshte ….i garantuem ? , jo i garantuar !?
    Na eshte bere veriu per nje gjashtemujor , avoketer dhe prokuror , se mos i marrim me sysh…ndaj po e kapim me dore !

  2. Boston says:

    Njeri pa personalitet…….Nje intelektual I mirefillter nuk mund te flase kaq pa pergjegjesi.

  3. kalciani says:

    Eh ku jemi katandisur, ata me Plepa dhe turli pisash na teheqin drejt gropes se zeze te drejtesise se kulluar.Mbase na hapet rruga te ikim nje ore e me pare, ska me byth njeri ta beje kete vend, kaq keq e beri serbi….Me mire ta bejme Monen kryeministre dhe e kthejme prap ne mbreteri,pastaj i marrim gjithe xhandaret prej malsie dhe Skrapari, eshte e sigurt qe shpetojme, se kane dhene prova keta te dy, si LSI edhe PD.Kemi 25 vite dhe akoma merremi me dekoratat e Enverit dhe gjobat per te deklasuarit a ku di cjane.

  4. Shqipe says:

    Jua marrsh te keqen veriorve o Paqesori qe nuk qenke aspak paqesor e as simpatik…Nuk ke pse ndihesh inferior…Jane te zotet e bravo ju qofte se per te arrtur ku jane sot nuk e kane pasur te lehte por vetem fal aftesive te tyre…Plas nga intai po deshe ti e kush te doje….

  5. Cecua me dyfek says:

    Te dhjefsha 20 prokuroret o Romeo se Gurakuqin apo e permend se eshte mbiemer i nderuar dhe ti dhe partia jote e beni pis ,asnje NGA keto palo legena se vetem prokurore nuk mund te quhen spese sjane as ne nivelin e hetuesit me ordiner te Aranit Celes nuk mund te jene sherbetore te drejtesise spese Jane kthyer ne sherbetore te interesave personale dhe te kuzhines politike qe i gatoi mjafton te shohesh treshen e famshme te tropojes ne prokurorise e krimeve te renda ,turp edhe i thua vetes profesor na turporove edhe Cili Henrin mikun e te gjithe palo kryeministrave

  6. joel shkodra says:

    Perse na e servirni sot, kur artikulli i Gurakuqit ishte i tetorit 2016?

  7. Po,Po says:

    Sepse me ngjason shume kjo thenie , me garantimin e 20 vendeve per
    pakicen serbe ne Kosove , qe ia garantoi kurva plake Europe .
    Per deri sa bajraktari mesjetar , serbi i Vicidolit , ka zaptuar per fyti
    drejtesine dhe ulerin me egersi qe te mos ia prekin , eshte krejt logjike
    qe ketu duhet bere permbysje dhe qilizem e thelle , si i thone fjales .
    Nuk ka asnje justifikim ortaklleku me kryebanditin serb Saliun , qe
    ka vene ulerimat te mos ia preke kush pushtetin e konsoliduar ne
    te gjitha hallkat e shtetit , si garanci per t`i shpetuar drejtesise per
    malin me krime qe i rendon mbi supe .
    Ti Gurakuq e kupton shume mire kete dhe , pikerisht se e kupton
    qellimin e Saliut , ndaj tregohesh dhe kaq i “sinqerte” ! ! !

  8. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD says:

    Pra , edhe ne se je kriminel , i korruptuar deri ne palce dhe partiak
    i felliqur , duhet te vazhdoje ne felliqesite e krimit , vetem sepse
    mund te klasifikohet nga SHQUP-i si prokuror profesionist i mire !
    Cfar logjike ka kjo more zoti “Profesor” ?! Atehere perse po behet
    vetingu , per te certifikuar kriminelet e afte profesionalisht ?!
    Nje fjale e urte thote :”Gjalpi ne lekuren e qenit , nuk hahet ” !
    Kirurgjia Veting , nuk duhet te kurseje as edhe nje te vetem .
    Kjo “shkenca” jote eshte thike pas shpine per Shqiptaret !

  9. Populli says:

    Gurekuq mbasi ke deklaruar shume xhevaire nag ato te perroit psiqik qe te rendon, deklaro edhe kete: “Shkolla 6 mujore e Jurisprudences ne Plepa te shpallet Magjistrature e Shqiperise”. Sepse andej kane dale keta 20 prokuroret heronj te tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje