Basha propozon heqjen e imunitetit për arrestimin e "peshqve të mëdhenj", njerëzit e Berishës i bëjnë rezistencë. Ja emrat...!

24 Tetor 2017, 19:32Politika TEMA
Basha propozon heqjen e imunitetit për arrestimin e "peshqve të

Një zhvillim i rëndësishëm politik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha ka hyrë në takim me një propozim që e konsideron që ta përdorë si kartë të rëndësishme për të marrë pasaportën morale të munduar, që ka sot partia e drejtuar prej tij.

Dhe bëhet fjalë për nisjen e valës së arrestimeve të mëdha të “peshqve të mëdhenj” që pritet të nisë nga ana e SPAK-ut, ndoshta në janarin 2018.

Lulzim Basha ka propozuar që të shkojë në seancës e të enjte me një amandament ku të heqë edhe pengesën për arrestimin e deputetëve dhe ministrave nga ana e prokurorisë.

Por kanë qenë njerëz të rëndësishëm në PD, kryesisht ish-ministra që e kanë kundërshtuar duke paralajmëruar sipas tyre një “hakmarrje” të Edi Ramës.

Deputetët që e kanë kundërshtuar propozimin e Bashës janë pjesëtarë të lobit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përbëhet nga nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka; deputeti Genti Strazimiri; ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Sipas këtyre deputetëve, lejimi i arrestimit të lehtë “do të shfrytëzohet nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama për hakmarrje politike dhe shou mediatik ndaj shumë prej deputetëve të PD-së”.

Siç mësohet dje nuk është shkuar me një vendim, por ky propozim do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar, përpara se të kalohet në një vendimmarrje për të hartuar një nismë konkrete ligjore.

Ky qëndrim i ish-ministrave të PD-së vjen pikërisht pas një situate ku Prokuroria ka dërguar një kërkesë për arrestimin e Saimir Tahirit, ndërkohë që për 4 vjet ka mbyllur gjithsej 20 dosje të ish-qeveritarëve.

Kjo, që nga 21 janari, rruga Durrës-Kukës e deri tek akuzat ndaj Arben Imamit, Ridvan Bodes etj.

Erion Veliaj ka dërguar në Prokurori disa denoncime për ndërtime të paligjshme për nën administën e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Lulzim Basha, por që është mbyllur.

Sakaq, ministria e Energjisë Damian Gjiknuri paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Ai u padit 4 herë në prokurori dhe të katërta herët ja hodhi paq, edhe pse pati akuza për abuzime me tendera dhe me pajisjen e përgjimit. Një tjetër dosje që u mbyll është ajo e paraqitur nga Ditmir Bushati për Marrëveshjen e Ujrave me Greqinë.

Organi i akuzës doli në përfundimin se nuk kishte vepër penale. Momentalisht prokuroria ka në dorë një dosje voluminoze për aferën me CEZ. Kuvendi ka paditur Sali Berishën dhe djalin e tij, por mësohet se dhe kjo dosje është drejt mbylljes.

Pafajësia e ish-Guvernatorit Ardian Fullani është më emblematikja pasi Prokuroria e braktisi hetimin dhe nuk e çoi për rekurs.

Më 23 dhjetor 2015, Fullani fitoi pafajësinë dhe në Gjykatën e Apelit, ndërsa aty u rrëzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e tij. Por zyra e shtypit tha se do bëhet rekurs, gjë që nuk ndodhi kështu, edhe pse e ka detyrim kushtetues. Madje Llalla në një intervistë televizive justifikoi veten duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për vjedhjen në bankë dhe skandalin me ish-hotel Dajtin.

Në total janë rreth 40 dosje të bujshme që janë në zyrën e Llallës apo vartësve të tij, ku 15 i ka çuar KLSH, teksa në total janë 51 kallëzime, 47 i ka bërë ILDKP, ndërsa 11 dosje të tjera janë mbyllur nga Llalla. Pra në total janë 73 dosje me zyrtarë të nivelit të lartë .

Disa nga dosjet që ndodhen në zyrën e Adriatik Llallës, janë dërguar nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj. Vetëm në dy vitet e fundit, 2014-2015  janë kallëzuar në prokurori, përfshirë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rreth 300 zyrtarë, mes tyre edhe të nivelit të lartë.(Tesheshi.com)

6 komente në “Basha propozon heqjen e imunitetit për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, njerëzit e Berishës i bëjnë rezistencë. Ja emrat…!”

  1. Fatosi-kosove says:

    Se sa i sinqert je lul basha e deshmon edhe kjo “pordha” e jote e fundit,ju kerkoi falje lexuesve per kete shprehje por deklaratat tua vertet ngjajne ne pordhe apsi pos krismes dhe pak ere nuk shifet asgje,por kundermimi qe ban pordha jote eshte helmuese prandaj ti nuk je i interesuar per heqjen e imunitetit sepse te siguroi se me krimet qe ke bere ti dhe klika e PD-s burgun e perjetshem e keni te sigurt prandaj ti je i kapur fort per imunitetin dhe eshte vetem ai dhe llalla qe ta dhane mundesine te jeshe edhe nje here deputet dhe kryetar i vetemruar i PD-s,se pse ti do te ishe moti ne burg mjafton ti lexosh nese i ke harruar krimet tuja,mu ne kete deklaraten tende.

  2. adi says:

    karagjozllek komplet
    ju ka ikur mendja gjithe atyre qe kane fituar nga bandat droga prostitucioni e korupsioni.
    po mire more gazetar a ka kuptim kjo qe shkruani apo vari lesht ka idiote qe besojne cdo gje qe te shkruash.
    po nese prokuroria shkon me nje dosje te nje deputeti te opozites ne parlament si do i mbroje opozita deputetet e vet???????
    se imuniteti votohet dhe nuk mundet kure opozita te kete aq shume vota per ta bllokuar se ndryshe do ishte pozite?????
    imuniteti i deputeteve ka vlere vetem per ata te pozites qe kane numrat ne parlament , si rasti tahirit ndersa per opozitaret imuniteti nuk ka vlere fare ,sepse jane ne dore te qeverise.
    ne rast se shkon nje dosje per sali berishen ed rama nuk do votoje per arestimin???
    gallate e papare
    ju ka ikur mendia

  3. qoka bo nomi says:

    kot harxhoni kohe me brockulla ,perralla…..

    Vetingu i l..sh i t filohet nga Ruci,Kryeministri dhe Presidenti . kryetare partie,,pastaj me Llallen,Vishon,Prokuroret,Kryetaret e Bashkive,Gjyqtaret, Prefektet…kuptohet me ministrat e Edscobarit njekohesisht.

    mos harrojme ka shumicen Edscobari dhe vetingu e tmerron….

  4. Shqipja says:

    Ne rradhe te pare ti ti lulshit bashuq.
    Per tradheti kombetare,
    Vrasje vjedhje
    Vrasje spiunllik kombetare , ne lidhje me UCK.
    Vetem shkaterimi dhe denimi I bandes udebashe DO TE SHPETOJE SHQIPERINE.

  5. drejtesia says:

    O lulke po ti ku e fut vehten Bene mire me ate propozim The ne qoftese nuk e bene ti do e beje vetingu the America per te gjithe ju gjakpires te atij populli

  6. Albatros says:

    O ADI,po pse ben sikur se kupton, PD nuk e ka hallin se EDI RAMA do ju heqi imunitetin,,por e kan hallin se LLALLA si kryeprokuror eshte ne muajin e fundit ne detyre,,dhe nuk i mbyll me dot dosjet,,,dhe ai i riu qe do te vij do ja u masi koken me spango mediut me shoke,,,dhe imuniteti per keta spurdhjake eshte shpresa e fundit per te mbuluar bythen,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje