"Shpërthimi" i Ramës ndaj medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Bojkotoni Kryeministrinë

25 Tetor 2017, 14:40Politika TEMA

Pas kritikave të forta që Kryeministri EdI Rama bëri ndaj gazetarëve, ka ardhur edhe reagimi i Unionit te Gazetareve Shqiptare.

Përmes një deklarate, zyra e shtypit dënon prononcimin e shefit të qeverisë duke apeluar bojkot të veprimtarisë së Kryeministrisë ditën e premte.

Deklarata e plotë

Gjuha dhe leksionet e zotit Kryeminister per gazetaret jane te papranueshme dhe nje arsye e madhe refuzuese

Deklarimet e dites se sotme te zotit Edi Rama, kryeminister i Shqiperise, drejtuar reportereve te mediave te vendit, jane nje arrogance ne komunikim dhe fyrje e nje perfaqesuesi te larte politik dhe shteteror ndaj gazetareve ne pergjithesi.

Kryeministri i vendit ne menyre te perseritur perdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave te vendit dhe gazetareve.

Pohime te tilla dhe etiketimet ne fjale perbejne nje precedent te rrezikshem ne marredheniet mes dy pushteteve te njohura ne jeten e sotme te shoqerise, perkatesisht te ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij te medias.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete gjuhe dhe kete komunikim etiketues te Kryeministrit dhe apelon per nje qendrim refuzues te te gjihe anetareve te organizates sone dhe komunitetit profesional ne pergjithesi.

UGSH me indinjate deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kane nje lidhje dhe mbartin edhe pergjegjesine e madhe per gjendjen kritike ne te cilen gjenden gazetaret e sotem ne vend, nderkohe qe vleresojme se eshte pergjegjesia e Tij dhe e institucioneve te tjera ligjore qe gjate kesaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shnderrohen ne plage te medha, çdo dite e me teper ne jeten mediatike te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare propozon per gazetaret nje bojkot te veprimtarise se Kryeministrise ne diten e premte. Ftojme gjithe editoret e medias shqiptare te behen pjese e ketij reagimi refuzues!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

22 komente në ““Shpërthimi” i Ramës ndaj medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Bojkotoni Kryeministrinë”

  1. Drejtësia says:

    E kujt i plasi trapi se ça do bëjnë gazetarët

  2. Zigur Qarri says:

    Fodullëku ka hëngër kokën e vet.
    Te jeshë Kryetar Shteti,eshte pergjegjesi dhe jo privelegj per te treguar se ke gjithmone te drejte.
    Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti
    apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias.
    Gazetarët e huaj për pikturat e Edi Ramës: Sikur t’i kishte bërë një i droguar!
    Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë kryeministër, jo se kanë vlerë artistike.
    Në “artsy.net”, gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj, Scott Indrisek, i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.
    “Në segmentin Giardini, tw “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë.Vizatimet janë bërë në dokumentat dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”

    1. I vetmi çam i beses says:

      Zagar Qorri , je njeriu me negativ nga te gjithe komentuesit e Temes , qe , per te konfirmuar urrejtjen ndaj Kryeministrit , jo vetem shpif , por merr fraza te shkeputura nga kontekset e kundershtareve te tij te djathte , te huaj e te paguar nga opozita e qelbur shqiptare dhe na i shet per opinione kolegesh te tij . Edi Rama , opozitaret tane , qe nga Berisha , Basha , Paloka , Strazimiri , Mediu e deri tek militanti i fundit PD-ist , perfshire edhe ty , çam i pa bese , ju merr maje bilbilit (carit) . Po te jap vetem nje keshille : Mbylle ate sqep , qe e ke hapur si shume kohet e fundit , kunder Qeverise e Edi Rames , te votuar nga shumica e shqiptareve ….ne rast te kundert ….hiç , nuk kam ç’te te bej , vetem te kerkoj ndihmen e Turkofagosit , se ai te vjen hakut ty , te ben qe te mos flesh rehat e te zhdukesh nga qarkullimi . Islamik i pa bese !

      1. mirel says:

        O cope idiot(e)
        E kupton cfare nxjerr nga goja.
        Juve sikur jua ka zbrazur Ramiu te gjithe ne goje a te dhjefsha ..

      2. Zigur Qarri says:

        Hahaha….mire qe e pranon edhe vete qe je negativ dhe zagar,por zagar modern ama,zagar militant.
        Un nuk i bej fresk askujt,ashtu si i ben ti o zagar interesexhi,zagar militant!
        Hajt,presupozo tani,se nuhatja prej zagari te solli tek gjurmet,vetem mbaj nje nickname ama,
        qe te pakten ti qendrosh besnik vetes,se te Zotit dihet qe i qendron vetem per interes.
        Te vlej kjo si terapi per te njohur vetveten,nese ke ndermend te te vije pak era njeri.

        1. I vetmi çam i beses says:

          Epo , meqe e bere hak , po e therras ne ndihme Turkofagosin . Turkofagos , ndreqia samarin ketij turkoshaku , por ama , ashtu siç e di vete ti . Te ka erdhur Zikja ne pusi . Po pse , more Zagar Qorri , vetem ti na dalke ne mbrojtje te zagareve mediatike , apo je pjese e asaj tufe ? Ti nuk i ben fresk askujt ? Po ti plase se shari e se shpifuri prej disa muajsh kunder Edi Rames , ç’te ka bere ? Nuk te mjafton qe po haet me greket (dhe ben shume gabim) per ju çamet e pa bese ?

    2. Landi says:

      Zigur me duket pa dashur ke ndryshuar shkronjen e pare te mbiemrit. Duhej te ishte K dhe madhe bile.

  3. ela says:

    Aman sikur te qerohen do na benin nder

  4. latifi says:

    Ka të drejtë Rama…! Shumica e gazetarëve (gazetarë u thënçin…) tanë, janë mediokër, injorantë dhe me nivel profesional zero…! Botkuptimi i tyre gazetaresk, mbetet në nivelin e gazetarëve të diktaturës, ku me të njëjtin stil që mbrohej sistemi në atë kohë, sot mbrohen padronët partiakë të gazetarucëve lëpirës për kocka…! Mjafton të dëgjosh e lexosh, shumicën e mediave tona dhe e kupton kollaj, këtë…!

  5. Kapural Pelegrini says:

    Jeni plehra kazani nga i pari e tek i fundit !
    Nuk jeni gazetarë por skuthë gjobvënës , në shërbim të ofruesit me të mirë !

  6. Arben Muka says:

    Ne fakt per t’u bojkotuar jeni ju gazetaret, qe duke perfituar nga liria e shtypit nuk lini gje pa botuar, duke u bere te neveritshem! Jemi ne situaten qe duhet te shtrohet pyetja: Sa I lire duhet te jete shtypi? A duhet te mbajne pergjegjesi gazetaret per ato qe shkruajne duke lenduar njerez, duke stresuar dhe depresuar njerez te zakonshem? Si ka mundesi qe shoqeria hesht para kesaj LIRIE pa kufij, duke e kthyer gazetarine ne nje ndotje mediatike? A duhet me ne fund parlamenti te miratoje nje Ligj per Gazetarine e rreme, per gazetarine shpifese, ne menyre qe e drejta e lexuesve per t’u informuar te ndahet nga genjeshtra, mashtrimi, perpunimi I opinioneve deri ne mashtrime kolektive apo me keq akoma thirrje per revolta e destabilizim?

  7. Tani says:

    Asgje e re nuk eshte kjo qe tha Rama. Gazetaret prej shume vitesh nuk lexojne, nuk degjojne, nuk mendojne (si gazetare) dhe vec te qenit sahan lepiresa nuk bejne gje tjeter. Kush mbane mend qe ndonje gazetare, nje here te vetme, ti kete ber nje pyetje te vetme Berishes per sa e sa gjema dhe bema?! Po Bashes?! Po Nanos?! Po Metes?! Te shohim cdo bejne nga sot e tutje me Ramen! Ketu jane te gjithe pjese e kazanit politiko-ekonomik qe ka zene Shqiperine prej fyti. Pjese e ketij kazani eshte vete Rama. Kurse kjo shoqata (Unioni) e gazetareve ka moral shoqeror aq sa edhe LGBT.

  8. Cipi says:

    Sa mire do beni o union i gazetareve te leshit, jeni te gjithe te shitur e te blere. Rrini rehat se jeni lodhur shume, apo sjeni edhe te mencur, te gjitha ju kane dale.
    Udhe te mbare ne poshtersine tuaj.

  9. Une says:

    Une mendoj qe ju jo vetem jeni idjote kazani por edhe mercenare te Sales the Metes apo monika kryelopes.

  10. sala says:

    Do boni mire mos shkoni ne Kryeministri se do shpetojme nga lajmet tuaja te qelbura. kur flasin gazetaret me duket sikur jane te gjithe binjaket e Mul Nokes.Mos ju pafshim kurre ne Tv te rrime ca rehat

  11. racionali says:

    Keni shansin e mire, qe tu rrini opozites kriminale tashme te provuar nga afer.Aferim ju qofte bashkekriminele mediatike.Jeni pjestare ne krim

  12. shushica says:

    Shtypi amerikan ,megjith tendencen e perhereshme per te vene SHBA mbi te gjithe,eshte profesionist inivelit te larte .Megjithate ,Trump e shumezoi me zero ,dhe fitoi zgjedhjet ,Media socilale ,megjithe llumin qe ka brenda eshte me e pavarur se shtypi i miliardiereve.Qarte.Edhe ju gjoja gazetaret shqiptare ,edhe ne se bojkotoni Ramen ,nuk do te arrini vecse bojkotin e vetvehtes.Shpresoj qe dikush nga ju ta dije origjinen e fjales bojkot.

  13. Haka Tekizoti says:

    Gazetarët janë katandisur për ibret dhe këtë gjendje e kanë krijuar vetë. Vini re ç’thotë medemek Unioni i gazetarëve: e pranojnë në ç’derexhe janë, por fajin ia hedhin kryeministrit. Ata bëjnë thirrje të bojkotojnë kryeministrin, sepse jo vetëm i shan, por edhe sepse j formaliteti i punësimit të tyre, që i lë pa mbrojtje e pa siguracione është detyrë e kryeministrit për ta luftuar. Pra nëse kryeministri e lejon këtë gjendje të tyre ata ashtu do ngelen. Pse ky mender Union nuk u bën thirrje gazetarëve që të bojkotojnë pronarët e tyre, që po ua shkërdhejnë nënat mbarë e mbrapshtë? Kjo është një pikpyetje që e paraqet si një idiotësi thirrjen kundër Ramës. Pale, arrijnë të mendojnë se bojkoti tyre do t’i prishë pune!!!! Po për çfarë hyjnë në punë fundërrinat përveçse për të ndotur atmosferën. Merruni me veten seriozisht përpara se të shisni seriozitet si bartës të mender pushtetit të katërt a të pestë, sepse deri tani shumica juaj jini bartës fë të keqes.

  14. Latif Dreqi says:

    Mooos, kjo ishte Loja..sa bukur apapa cfare levizje e bukur..nderkohe qe sot ceshtja e madhe ishte Tahiri te gjithe e harruam e po merremi me sulmin e Rames ndaj gazetareve. Ah sa bukur, cfare loje. Rama tani po pi vere nderkohe qe do gelojne per nja nje jave mediat e analistet per fyerjet ndaj gazetareve. Tahiri nderkohe paketon dollaret nepwr kutira.

  15. Kuq e zi says:

    Edhe pse gazetaret mund te kene te drejte nuk mund ta bojkotojne thjeshte per faktin se kane kohe qe e kan shitur dinjitetin e tyre
    Sepse ata nuk shkruajne per ate qe mendojne por per ate qe agai i medias ku ata punojne mendon
    Pra kurva nuk flet dot per ceshtje nderi

  16. Arben Muka says:

    Ne fakt per tu bojkotuar jeni ju gazetare jo profesioniste dhe mashtrues qe duke perfituar nga “liria e shtypit”,jeni te lire per te shkruar ç’tju thote mendja, boll qe ti pelqeje shefit tuaj. Ska problem se çfare pasojash mund te sjelle ai shkrim, qe mund te stresoje dike apo te shkaterroje dike tjeter.
    Mungesa e etikes profesionale ju ka bere te neveritshem, dhe ka ardhur koha qe Parlamenti te miratoje nje ligj per “Mbrojtjen e lexuesve nga ndotja mediatike”. Gazetareve jo qe s’duhet t’ju shkoje mendja te bejne shkrime luftenxitese apo destabilizuese,por ti therrasin mire mendjes kur shpifin apo dezinformojne ne emer te “te drejtes per informim”..

  17. bregdetari says:

    NJE PJESE JO E VOGEL E GAZETAREVE JANE KTHYER NE NJE FOLE GREREZASH KU GUMEZHIJNE TE PAVERTETAT SHPIFJET DHE TRILLIMET.
    TRILLIMET E TYRE QE SHKOJNE NE FAVOR TE X-PERSONI POLITIKAN APO BIZNESMEN ME INTERESA JO TE VOGLA , DHE QE MBETET VASAL I PRONARIT TE MEDIAS NUK VLEJNE PER ASGJE.
    KRYEMINISTRI ESHTE NE MOS I PARI TE PAKTEN I VETMI QE PO INSISTON NE PASTERTINE E GAZETARISE.
    CFARE DOBIE KA KY “PUSHTET” JO I VOGEL KUR KA CORODITUR SE PARI VETVETEN E ME PAS MASA JO TE VOGLA NJEREZISH ???
    C’I DUHET VENDIT NJE GAZETAR ME NIVEL MEDIOKER KU AS PER TE SHKRUAR PA GABIME DREJTSHKRIMORE NUK MUNDEN.
    LERE PASTAJ GAFAT NGA ME TE NDRYSHMET KU KUPTOHET ASHIQARE MUNGESA THELBESORE E NJOHURIVE TE FORMIMIT BAZE ???
    E C’I DUHET VENDIT NJE GAZETAR I TILLE ???
    PO NJE GAZETARI E TILLE SA VLEN ???
    NE KETE KUPTIM RAMA JA BEN MIRE.
    PER GAZETARE QE BELBEZOJNE , PALE TE VIJOJNE E PER ME TEPER TE MBROJNE IDENE E TYRE , TE SHTROJNE APO TI DALIN DERI NE FUND IDESE DHE MENDIMIT PERSONAL PER NJE QELLIM PROGRESIV DHE POZITIV TE SHOQERISE , TE CILET NUK I GJEN NE MEDIAT TONA , NUK KA NEVOJE SHQIPERIA.
    PER GAZETA TE SUBVENCIONUARA NGA PALOPOLITIKANE APO PALOBIZNESMENE NUK KA NEVOJE VENDI.
    DHE NE KETE KUPTIM RAMA KA JO VETEM TE DREJTE POR ESHTE DHE DURIMMADH QE JEP INTERVISTA PER TA.
    KJO LLOJ MEDIE DUHET REFUZUAR!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje