Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë”/ Bushati: Të rinjtë nuk e shohin Shqipërinë si kronikat e lajmeve apo politikanët

26 Tetor 2017, 17:40Politika TEMA

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania), në edicionin e tretë të saj, është kthyer në një traditë të përvitshme.

Një formë e re për të promovuar Shqipërinë, duke ndërthurur diplomacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën.

“Ngjyrat e Shqipërisë”  është një tjetër iniciativë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  ka zgjedhur për të promovuar Shqiperinë. 

Kjo nismë” ndërthur  diplimacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën”, u shpreh Ministri Bushati.

Në fjalën e tij, ai shtoi gjithashtu se ky konkurs shërben për të kuptuar shumëçka nga mënyra si e shohin të rinjtë Shqiperinë dhe vendin.

“Dëshiroj të ndaj me ju diçka personale. Po të shohësh rubrikat e lajmeve nëpër media, ligjëratat në Kuvend, morinë e emisioneve me fjalë kuturu dhe po ta vendosësh atë çka përcillet nëpërmjet tyre përballë fotografive të “Ngjyrave të Shqipërisë”, duket sikur jeton në dy realitete përjashtuese”, u shpreh Ministri Bushati.

Për kreun e diplomacisë Shqiptare  kjo nismë është më së miri tregues jo çdo gjë është bardh e zi, se pavarësisht sfidave, këtu në Shqipëri jetohet.

Ngjyrat e Shqipërisë numëron më shumë se 20 mijë fotografi.

Ky edicion kishte moton “guxo e zgjidh shtegun më pak të rrahur” duke i’u referuar edhe rritjes së interesit të të huajve për vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje