Xhaçka-L.Ramës: Kërko interpelancë, jam në dizpozicion. Mos bëj pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës...!

26 Tetor 2017, 13:54Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është përgjigjur flakë për flakë akuzave të numrit dy të LSI Luan Rama, në lidhje me akuzat që ka hedhur për radarët.

Xhaçka pasi evidenton faktin se zyrtari i lartë i LSI sulmon ministrinë e Mbrojtjes në media, thote se bën dhe pyetje për të akuzat e pavërteta që hedh.

Ministrja e Mbrojtjes i kërkon Luan Ramës ta thërrasë në interpelamcë pasi është në dizpozicion për t’iu përgjigjur me përgjegjësi të plotë institucionale dhe për ti dhënë gjithë informacionin zyrtar.

“I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta.

Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social.

Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan.

Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale”, reagon Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje