Rama këshillon investitorët e huaj: Mos dëgjoni ambasadorët dhe gazetarët në Shqipëri

26 Tetor 2017, 10:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri duke u thënë se vendi ynë është i sigurt për të bërë biznes, pavarësisht asaj që thuhet në media.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Dhomave të Tregtisë, kryeministri Edi Rama tha se për çdo ekonomi, por veçanërisht për ekonominë tonë, investimet e huaja direkte janë jetike.

Në aktivitetin “Tirana Business Matching”, shefi i qeverisë tha se kush investon sot në Shqipëri, nuk do të pendohet nesër.

Por me siguri Shqipëria është një vend që nuk mungojnë problemet, nëse ju do të dëgjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjesht si vendi ku mund të bëjnë biznes, por si vendi që duhet të anëtarësohet në BE dhe duhet të përmbushë një sërë standardesh.

Ama nëse do të dëgjoni sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri do të keni një pamje shumë më inkurajuese dhe shumë më optimiste sesa ajo që mund të ofrohet nga thashethemet e mediave.

Me sugjerimin që kush ka ardhur sot t’i gëzohet këtij vendi të bekuar dhe me këshillën miqësore që as mos takoni gazetarë dhe as mos lexoni gazeta, sepse ju pengojnë gjithë aparatin tretës, ju uroj mirëseardhjen dhe ju siguroj se kush investon sot në Shqipëri, nuk do pendohet nesër dhe kush ngurron sot, nesër do thotë si ka mundësi që ma morën radhën ca të tjerë përpara.

Ky është momenti për t’i dhënë vetes shtytjen për të investuar në Shqipëri, është një vend që kthen shumë më tepër sesa jep, kur di t’i japësh aty ku duhet dhe ashtu si duhet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje