Nga Anri Bala
Nuk u besoja dot syve, në fakt u pataksa, aq sa mu desh të ngrihesha në këmbë, për të parë më mirë nga afër surretërit brenda në parlament, që mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Qeveria e Krimit”. Në fillim u afrova për të parë se kush ishin, nga cili vend vinin?! Dyshova për një moment, për të mos i rënë në qafë të gjithëve kot. Por, sapo i dallova disa prej tyre, menjëherë filluan të më aktivizoheshin gjendrat e pështymës.
Në fakt mu mbush goja plot, sepse i kisha të gjithë aty, përpara ekranit të televizorit, ishin të gjithë aty mbledhur bashkë, disa duke bërë seriozin, si për të treguar se këtë punë e kanë marrë seriozisht, e disa që kishin marrë pamjen e karagjozit, sepse fundja për tu tallur me ne janë aty, përderisa nuk e dinë se pse janë?! Ndërsa grupi i tretë… jo më pak i rëndësishëm, ishin ata, VIP-at, të famshmit brenda dhe jashtë vendit për bëmat e tyre, kriminelët me pankarta, të cilëve nisin tu dridheshin duart, në mënyrë të pavullnetshme, duke u kujtuar se Nëntori erdhi dhe bashkë me të edhe “shërbetorët e vettingut”!
“Fantazma e keqe” me pranga, nuk kishte si të mos u kujtonte edhe pankartën që mbanin përpara, që i ngjante me bar kodin e të dënuarit (një numër mbi një pankartë, i përdorur gjerësisht për të arrestuarit në Amerikë). Ju jap të drejtë, duhet të frikësohen, sepse e dinë mirë, se nuk mund të pastrohen, duke gjetur dhe shpikur “ortak” krimi lartë e poshtë, me lehje e kuisje, e as me letra poshtë derës dhe sipër tavolinës!
Për dijeni nuk i pështyva, pasi më dukej sikur do shfryja mllefin po ta pështyeja gjithësecilin në surrat, një nga një, pa anashkaluar askënd. Mirëpo, kështu do më binte mllefi e inati dhe ndoshta do të zbutesha pak dhe unë s’dua të zbutem aspak! Ama, mu desh ta nxirrja të gjithë atë mllef brenda në lavaman, të shoqëruar me një pasthirmë që vinte thellë prej shpirtit: Pushtat…!
Nuk dua të zbutem aspak, se nuk kam bërë shkollë për “të ruajtur arat”. Nuk dua të zbutem aspak, sepse nuk ma lejon profesioni tu buzëqesh kriminelëve, hajdutëve që grabisin pasurinë… “grabisin” dhe jetë njerëzish. Nuk dua të zbutem aspak, për të gjithë ata të cilët mendojnë dhe shpresojnë duke na marrosur pas fjalimeve, se vrasja, vjedhja, përvetësimi dhe shitja e pasurive kombëtare, nuk na qenkantë dënueshme… por të lavdërueshme. Jam betuar me veten, e më dhëntë Zoti forcë mendore dhe shëndet, nuk do tu qesh kurrë kriminelëve që kanë bërë të qajnë me dhjetëra nëna, e i kanë veshur me të zeza, e sot u qeshin mbi karrige…!
E qeshura e tyre më ngjan si hungërrimë ulkonjash, që duken sikur po kërkojn të shqyejnë dhe bëjnë copash rrobat e zeza të mortit prej fatkeqësisë që u sollën këtyre nënave, me qëllimin e mbrapshtë për t’i veshur me të “bardha” në sy të popullit, se atyre nuk i dhimbset aspak. E qeshura e gjithësecilit prej tyre është një vajtim i nënave. Eshtë tronditëse kur shikon, në një qeveri demokratike, që një parti që është e damkosur nga qytetaria dhe urrejtja popullore, ka përfaqësues në parlament aq sa numri i viktimave të bëra “kurban” nga ajo. Ky grup parlamentar në ato pankarta, ku kishin shkruar emrin e tyre “të paharruar”, duhet të kishin të shkruar edhe emrat e viktimave të tyre, që i bënë të dallohen si grupi i strukturuar kriminal, e që shumë shpejt do të dënohen si të tillë.
Një keqardhje për kryeministrin e “butë” të vendit tim, për mosreagimin. Me dëshirën time dhe të shumë shqiptarëve që e kanë votuar, ai nuk duhej t’i linte të iknin teksa mori fjalën. Nuk duhet ti lejonte të hapnin “mortin” dhe të largoheshin ashtu duke injoruar viktimat, siç kanë bërë deri tani: Të lebetitur në shpirt nga drejtësia… por të falur nga padrejtësia!
“Bir Selmani i nënës…” nuk ka pse t’i qaj, se boll i qau deri më sot… Bir Selman i nënës kë të dënojë më parë duhet tu këndonte, e kështu do t’i shikoje si do të ktheheshin një nga një, e si çakenj do të të afroheshin në foltore të hakërryer, për të të shqyer për së gjalli, edhe pse tashmë atyre u kanë rënë dhëmbët, e nuk janë më ujqër, por veç një kope “kafshësh”, që u ka mbetur instikti i egërsisë, që sulmojnë për të të ngrënë… nga frika.
Ama u solle me gazetarët ashtu siç duhej të silleshe me langarët… tu tregoje vendin. Nuk jam kundra, deri sa ata flasin me mikrofonat e pronarëve, që nuk e dinë çfarë është gazetaria, e që nga magazinier brekësh na janë kthyer në pasunar e dridhen e përdridhen në skenën politike, vetëm sepse ulen hane pinë në dreka e bankete, po me ju… të gjithë ju, pa përjashtim. Nuk jam kundra deri kur ata të mos bëjnë përcjellësin, tu drejtojnë objektivin, tu vënë juve akulloren (mikrofonin) në gojë, edhe jepi fol çfarë të duash, ha cfarë të duash, jashtëqit çfarë të duash.
Kot lodheni me bandat e Parlamentit. Ka vetem nje zgjdhje…dhe kjo ndodh kur te jene zhdukur si PS ,PD e LSI……
Meqe ra fjala, “vetingu” i..sh i t fillohet nga Kryeministri, Presidenti e me rradhe horrat ne qeverisje e parlament.
te tjerat jane lojna dhe estrade qe i ka dale boja ketu e 30 vjet me pare….
siç e thua edhe vete, kta qe ngrene pankarta ka 2 vjet qe kane bllokuar vetingun ne parlament. kur u erdhi fundi shkuan e votuan si çeçua dhe pastaj rrejten duke e qujt vetingun si arritjen e rradhes se pd. ketyre vetem u besohet e kunderta e asas qe thone. por jo tashti. ka 25 vjet ky muhabet.
Z. Anri! Edhe nga te mepareshmit ka kriminele ,por kjo nuk do te thote qe te mepareshmit te mos thone se edhe tek keta te tanishmit nuk ka kriminele ,nuk do te thote qe ndonje si ju te llogjikoje qe meqe te mepareshmit kane kriminele ,per keta te tanishmit nuk ka kriminele pa u denuar ata te mepareshmit ,nuk do te thote meqe kriminelet e meparshem nuk jane denuar akoma ,atehere keta te tanishmit jane te paster (sorra sorres nuk ja nxjerr syte thote populli ). Jemi nga prodhuesit me te medhenj te droges dhe vendin e pare ne bote per perdorimin e kokaines dhe droga vret z.Anri .Dhe kjo behet me bekimin e qeverise ,sepse ne nje vend kaq te vogel ,po te doje qeveria ,e zhduk kete te keqe te madhe z.Anri . Jemi nje vend ku cdo dite ka te vrare per ceshtje prone dhe qeveria jo vetem nuk e zgjidh po rremben akoma prona z.Anri. Jemi nje vend ku mbi 50% e popullsise do te largohet nga vendi per shkak te gjendjes se tmerreshme ne te cilen ndodhen dhe kjo gjendje e tmerreshme krijohet nga qeverisja e tmerreshme z.Anri . Ju lutem botoni komentin tim!
Mero baze lejo komentet se nuk ta heq Lu luja te drejten per vizite ne Amerike.
Tregohet nje barcolete:
Dikush donte te “ofendonte” nje tjeter.Kur u takuan ky i prezantohet “Gomar”.Tjetri i pergjigjet me emrin e tij…
Keshtu me duken dhe kjo pjese e salles te parlamentit:Prezantojne veten me qeverine e tyre:
“Qeveri e krimit”….
Si pjese e popullit,nuk mbroja askend por kerkoj te vene te gjithe para drejtesise,qofshin dhe politikane e qeveritare apo drejtues partish.
Kur kjo opozite,qenka kaq e shqetesuar se,kjo maxhorance po mbron krimin,duke mos lejuar arestimin e Sajmir Tahirit,le t ebeje nje kerkese ne Parlament.Kerkesa te permbaje tre nene te vetem,per ndryshimin ekushtetutes:
Neni 1
Te hiqt imuniteti i deputeteve,qeveritarve,prokuroreve dhe gjyqtareve.
Neni 2
Nenet e tjera,te lidhur me imunitetitn e te mesipermeve,te hiqen nga Kushtetuta.
Neni 3
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Te mbeten trajtimet qe jane parashikuar ne Kushtetute per te gjithe popullin.Ky eshte tregues se,te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe jo ca te nenes e ca te njerkes.Keshtu do na mbyllen veshet prej politikaneve dhe i mbetet ne dore prokurorise dhe gjykates te vendose sipas kerkesave te ligjeTe hiqet e drejta e Kuvendit,ku behen lojra politike ne interes te forcave politike.Pikerisht aty behet dhe korrupsioni me i madh,sepse blihen dhe shiten deputete,cka eshte shume me e rende se,te shitet apo blihet nje fukara…
Ky korrigjim i Kushtetutes
Tregohet nje barcolete:
Dikush donte te “ofendonte” nje tjeter.Kur u takuan ky i prezantohet “Gomar”.Tjetri i pergjigjet me emrin e tij…
Keshtu me duken dhe kjo pjese e salles te parlamentit:Prezantojne veten me qeverine e tyre:
“Qeveri e krimit”….
Si pjese e popullit,nuk mbroj askend,por kerkoj te vene te gjithe para drejtesise,qofshin dhe politikane e qeveritare apo drejtues partish.
Kur kjo opozite,qenka kaq e shqetesuar se,kjo maxhorance po mbron krimin,duke mos lejuar arestimin e Sajmir Tahirit,le te beje nje kerkese ne Parlament.Kerkesa te permbaje tre nene te vetem,per ndryshimin e Kushtetutes:
Neni 1
Te hiqt imuniteti i deputeteve,qeveritarve,prokuroreve dhe gjyqtareve.
Neni 2
Nenet e tjera,te lidhur me imunitetitn e te mesipermeve,te hiqen nga Kushtetuta.
Neni 3
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.(Mbase me e drejte do te ishte kur te fillojne organet e parashikuara ne reformen ne drejtesi,sepse Tani Adriatik Dhalli do bente kerdine per kundershtaret politike te Like-Berishe-Lulit…)
Te mbeten trajtimet qe jane parashikuar ne Kushtetute per te gjithe popullin.Ky eshte tregues se,te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe jo ca te nenes e ca te njerkes.Keshtu do na mbyllen veshet prej politikaneve dhe i mbetet ne dore prokurorise dhe gjykates te vendose sipas kerkesave te ligjeTe hiqet e drejta e Kuvendit,ku behen lojra politike ne interes te forcave politike.Pikerisht aty behet dhe korrupsioni me i madh,sepse blihen dhe shiten deputete,cka eshte shume me e rende se,te shitet apo blihet nje fukara…
Ky korrigjim i Kushtetutes,do te nxjere ne shesh se kush eshte per ligjin dhe kush per te mbrojtur krimin.
Ato pankarta jan te vlefshme vetem per ata qe i mbajne ne dore !. Mjer SHQIPERIA dhe KOMBI SHQIPTAR per keta PLEHRA.
E nderpreva leximin aty ku thoshe …”me dhente zoti force mendore e shendet…”
Anri je fantastik dhe e edhe shendetin dhe me shume akoma forcen mendore. Mos iu nda hap pas hapi krimineleve e hajduteve, te poshterve dhe cinikeve… diskreditim para publikut qe eshte shume i ndjeshem dhe jo dallkauk si e mendojne ata dhe ju me shkrimet e mendimet tuaja mbeshteteni publikun dhe ai ua shperblen me mirenjohje.
Faleminderit per shkrimet tuaja brilante, serioze e teper te sakta. Te lumte, je djale i mbare. Lum ata qe te kane.
Tani po vazhdoj pjesen tjeter, ose nga fillimi edhe njehere.
Te lumte pena Anri! Patriot dhe person me integritet te larte!
z Anri mos i lodh gjendrat kot , se ata kane aritur ne nje gjendje qe sado ti peshtysh ,ju duket sikur bie shi,me mire tju bejme mutin mbi koke se ate kane hak , po car ti besh Rames qe i futi prape ne parlament, si la ne cadra se jevgu cadren do
E vertet me pankartat identifikuan vetveten!
Anri! Si gjithmon te pergezoj!
Bravo Anri ! Sa shume nevoje ka ky vend per te tilla pena …
Anri Bala, si gjithmone i sakte dhe i mrekullueshem.
Anri, jam me ty 200%, por kam frikë se dënimi i merituar i bandave shpellare që kanë uzurpuar jetën e këtij vëndi mjeran, nuk do të vijë kurrë…! Qofsha i gabuar, por ata, “dikush” i mbron…(?!)
bravo Anri!
B lepirje komplet.
Nga menyra jote e te shkruarit.
Tahiri do te ishte vertete ne burg
Po’ te MOS kishte perballe ATA me pankarta.
Ketu tegjitha palet Jane njelloj
Dhe pikerisht kjo eshte arma e forte e edi rames.
ATA dukeshin qesharake sepse Jane te gjithe kush me shume e kush me pakte perlyer.
Edi Rama ju njeh mire edhe ju gazetareveblepires dhe jua ben sh mire
Sidomos ATA te tipit tend .
Po’ te ishe nje gazetar qe dopasqyroje realitwtin duhet te na e pershkruaje
Te dy anet e parlamentit
T’ ja beje te qarte lexuesit se ajo Qe ndodhi ne parlament
Do te thote se ketu nga te dy palet nuk do te ndshkohet asnjeri prej tyre.
ATA ishin bashke te gjithe disa muaj me pare kur votuan qe ceshtjet e korrupsionit nuk do te rigjykohen.
Prandaj ju peshtyn ne surrat edi Rama se è meritoni.
Mendoje edhe njehere ate punen e ruajtjes se arave.