Ish-ministri i Jashtëm dhe publicisti Besnik Mustafaj ka komentuar në studion e “News24” në rubrikën opinion vendimin e fundit të maxhorancës që rrëzoi Prokurorinë duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Mustafaj tha se kjo maxhorancë është e gërryer, boshe dhe e pamotivuar.
Deklaratat se akuza mbi Tahirin ishte politike, për Mustafajn, u përdor nga maxhoranca për të manipuluar opinionin publik. Ish-deputeti demokrat shkon edhe më tej, duke thënë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, njohës shumë i mirë i ligjit u detyrua nga eprori i tij të mbronte Tahirin.
Për debatin me gazetarët, Mustafaj tha se ishte shprehje e qartë se Ramën e kanë lëshuar nervat dhe se është në krizë nervore.
A është e lirë fusha e prokurorisë për të hetuar edhe pa e arrestuar Saimir Tahirin?
Fakti që prokuroria kërkonte arrestimin e tij dhe që maxhoranca e mbrojti në këtë pikë tregon që Prokuroria nuk është e lirë me aq sa i është lejuar.
Tahiri e ka pasur kohën e mjaftueshme për të pastruar shtëpinë, celularin, zyrën nga gjurmët. Bën përshtypje të madhe qoftë për opinionin publik shqiptar qoftë për ndërkombëtar këmbëngulja e maxhorancës për të penguar prokurorinë.
Mund të ketë qenë politike akuza e prokurorisë?
Unë besoj se në këtë rast kjo akuzë nga maxhoranca është realisht një mënyrë për ta mbrojtur, në mungesë të argumenteve kushtetues atëherë maxhoranca përdori këtë argument për të manipuluar opinionin publik por edhe për të pasur një modus viventi.
Unë besoj që edhe nga përvoja ime, qoftë në opozitë dhe qoftë në pushtet, moralisht dhe psikologjikisht maxhoranca është e gërryer, bosh dhe e pamotivuar. Energjitë e saj janë përqendruar në një çështje që e bënë kauzë, mbrojtja e Saimir Tahirit. Më ka ardhur keq që mobilizuan edhe Xhafën.
Që me disa javë në detyrë e nxori zbuluar 4-vjeçarin e Saimir Tahirit. E di që Xhafa është njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës.
Detyrohet Xhafa të dalë jashtë profesionit të tij, jashtë sjelljes publike, do të thotë që urdhri i eprorit të tij, kryeministrit ka qenë i tillë që nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo.
Sa ndihet opozita e forcuar në këtë situatë…sigurisht një nga çështjet e denoncuara nga opozita ka qenë denoncimi i krimit dhe korrupsionit. Në këtë kuptim opozita ka të drejtë të ndihet e mobilizuar.
A është tani momenti që opozita të përjetësojë atë që është shprehur, protesta masive, zgjedhje të parakohshme?
Në këtë studio kam thënë gjithmonë se bashkërendimi i veprimit opozitar midis dy partive që ideologjikisht nuk janë të së njëjtës linjë si LSI dhe PD megjithatë ka fusha të mundshme ky lloj bashkëveprimi. Rasti që pamë i tillë. Kjo po krijon një përvojë për bashkërendimin e forcave opozitare, mbi ndarjet programore.
Sot u krijua një fillim përvoje. Shoqëria shqiptare ka nevojë absolute për një bashkëveprim të opozitës. A është koha për protesta? Unë gjykoj se shoqëria shqiptare ka ndjeshmëri shumë të ulët proteste, çka tregon nivelin e ulët të kulturës politike që ka shoqëria jonë.
Unë nuk mendoj që as LSI dhe as PD do të ishin në gjendje të mobilizonin protesta të mëdha. Të tilla protesta kanë ndodhur në Rumani. Impakti moral i opozitës mbi shoqërinë nuk është i tillë.
A është koha t’i kërkohet kryeministrit dorëheqja? Besoj se nëse do ishte ministër Tahiri qeveria duhet të binte, por duke qenë që nuk është nuk mund të bjerë. Por moralisht mbrojtja e Tahirit nga maxhoranca tregon se ka rënë.
Sa mund të ndikojë në të ardhmen e vendit?
Slogani me të cilin Rama fitoi zgjedhjet më jepni timonin të drejtoj vetëm, ka marrë një goditje shumë të madhe. Ky lloj timoni në fakt për herë të parë që u përdor u përdor për të mbrojtur një çështje antikushtetuese për t’iu kundërvënë Prokurorisë. Duhet marrë si një shenjë e rrezikshme.
Biseda e kryeministri Rama me gazetarët ishte mjaft e tendosur, madje deri në fyerje. Një koment…
Unë besoj se kjo është tregues i faktit që Ramën e lëshuan nervat. Rama në një krizë nervore të rëndë. E them me bindje të plotë. Sjellja, gjestikulacioni ka qenë shprehje e humbjes së kontrollit të nervat.
Shqetësues jo vetëm për lirinë e mediave por shoqërinë shqiptare. Rama si aktor i mirë në llojin e tij, e përdor këtë për të tërheq vëmendjen që të mos jetë gjithë vëmendja tek votimi në parlament dhe arsyen që e çuan këtë maxhorancë në një votim të tillë. Ka nevojë të krijojë një zhurmë tjetër që të tërheqë vëmendjen.
Duhet parë në dy anët e veta. Si gazetar i vjetër, dhe si një nga njerëzit që një pjesë të madhe të jetës e kam të lidhur me letrat, e quaj një akt shumë të rëndë, një gjest vërtetë për intimidimin e medias dhe besoj se organizatat tuaja do informojnë institucionet homologe në Europë e më tej. Rama është nga ata politikanë që dëgjon vetëm kur kërbaçi vjen nga jashtë.
Tek çështja Tahiri nuk duket ndonjë kërbaç nga jashtë…
Sot u bë votimi, do shohim. Kemi raportime përpara nga Brukseli. Kemi sfida të rëndësishme me vizat shengen, do e shohim në vijim. Kjo është çështje e institucioneve shqiptare dhe nuk ka urgjencë. Për çështjen e kanabisit, reagimet diplomatike të përmbajtura.
Ftesë i bëri opozita edhe zotit Kokëdhima, si ishte kjo ftesë?
Tentativa ishte për të bashkuar të gjithë. Ka një bazë logjike, bashkimin e të gjithë faktorëve të majtë e të djathtë për denoncimin e kësaj afere kriminale. Në përgjimet italiane flitet për trafik narkotikësh të lehtë siç është kanabisi, por edhe kokaine dhe trafik armësh.
Çështja e ngritur për akuzat ndaj ish-ministrit kthehet në një çështje përtej kanabisit. Kokëdhima nga ana tjetër shprehet për liberalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore por kur nuk ka mënyra kontrolli është kundër.
Katunar ose malok si ta duash, edhe Trum i ka ofenduar gazetaret qe shpifin.
Katunar ose malok si ta duash, edhe Trumpi ka ofenduar gazetaret qe shpifin.
Besnik! Mos u bej edhe ti leshko! E degjove zv sekretarin e shtetit!, he vella!
O Besnik, po si nuk the njehere nje te vertete deri ne fund, o burre i dheut, por edhe ashtu edhe keshtu….Hahahaha cudi e madhe me ty….
Aludo more fshatareeeeeeeee se edhe ti si ata maskarenjte democrat je
E ka thene nje i mençur qe malokut Shqiptar mund ti hike zgjyra e krijuar nga kulla shpelle nje shkalle me lart se njeriu parahistorik, vetem mbas tre brezash dhe vetem ne se jeton ne anbient qytetar. Ja ku keni shembullin e gjalle te malokut poet
Te mbetesh fanatik i nje partije nuk eshte mekat, por te behesh pale ne nje histori absurde si kjo e Tahirit tregon se nuk flet kostumi, as kollaroja, as shkolla por flet shpellari qe i bindet qorazi te parit te fisit edhe kur ky i ref me shkop thane bytheve
A thua turperohen keta tipa? Mendoj se jo mbasi kjo eshte edukata qe ka mare me shpellen kulle.
Ja dhe një Mu…ç tjetër, që bën mu si përkrahës i poshtërsive e të poshtërve. Tani është bërë modë që politikanët të shfaqen sa më idiotë… Mos i gëzofshin kurrë privilegjet që i përdorin kundër popullit të tyre!
Mustafa, me gjithe respektin per maturine, ne keto opinione ke thene vetem broçkulla:
Te duket si e vertete qe shoqeria shqiptare s’ka kulture politike? Jo Mustafa, jo. Shoqeria shqiptare nuk ngrihet ne protesta masive per te risjelle ne pushtet Berishen apo per te mbrojtur krimet e pushtetit te Berishes e kompanise se tij: 21 Janari eshte ende i fresket Mustafa, Gerdeci ka ende tym Mustafa. Ceshtja CEZ ka kutrubuar edhe Çekine Mustafa, jo me Shqiperine. Lazarati i droges punonte vetem per Berishen Mustafa. Keto populli shqiptar i sheh dhe nuk eshte qorr.
Ka pare edhe gjera te tjera Mustafa. Ka pare qe PD-ja nuk ka te beje aspak me te djathten shqiptare Mustafa. LSI-ja nuk eshte aspak e majta shqiptare por nje biznes i felliqur per karrike shteti Mustafa.
Prandaj populli shqiptar eshte shume i kulturuar politikisht Mustafa. Prandaj populli shqiptar nuk mund te ngrihet ne protesta Mustafa.
Te vjen keq qe edhe pse ke qene Minister i Jashtem, relativisht i lexuar e shpesh edhe kritik, te vjen keq qe bie ne kete nivel. Keshtu Mustafa.
Ore gjakprishuri Trapojes, Rama te ka thene nje gje qe shqiptaret se harrojne (kur kandidoje nga PeDe perballe tij per Bashkine e Tiranes). Kjo ishte fjalia brilante e tij. Une mund te kem njeqind te meta dhe gabime por nuk i perkas atij soji qe ua kerkojne grave te shokeve ashtu sic ke bere ti. Dhe ty MALOK te iku gjuha dhe sfole me. Kjo rrace e ndyre jeni ju vemjet e pede-s.
Uuuuuuu ky qe loz në Kazino dhe pastaj thote : “të gjithe e kanë nje cen”