Pas kritikave të forta që kryeministri Edi Rama adresoi ndaj gazetarëve dhe pronarëve të medias, ka reaguar edhe nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka i cili shprehet se ka mundur të zbulojë arsyet.
Paloka deklaron se ka gjetur qëllimin që sipas tij ishte mbulimi apo lënia në hije e skandalit të vërtetë.
Përmes një statusi në ‘facebook’, deputeti i PD shkruan se Rama i tregoi gjithë botës se në Shqipëri krimi jo vetëm nuk luftohet, por ka imunitet.
Postimi i Palokës
Rama u perpoq te terheq vemendjen sot nga skandali i vertete, duke sajuar me vetedije nje skandal tjeter me gazetaret. Duke sulmuar e fyer gazetaret( jo per here te pare) Rama tregoi se nuk eshte aspak ndryshe gerxhove qe dergoi dhe nderseu kunder gazetareve perpara kryesise se Kuvendit. Po ky nuk ishte qellimi ne vetvete i aktit te tij.
Qellimi i skandalit me gazetaret ishte mbulimi , apo lenia ne hije e skandalit te vertete; faktit qe sot Parlamenti , maxhoranca e Rames, votoi per imunitetin e krimit dhe mafies ne Shqiperi.
Ne, opozita ,shpesh kemi akuzuar se Rama e ka kthyer Shqiperine ne Kolumbi. Ne fakt ne Kolumbi vertete krimi u fuqizua aq shume sa narkotrafikantet i hapen lufte shtetit, por shteti u perball me krimin dhe per kete Presidenti i Kolumbise u nderua dhe me cmimin Nobel.
Ndersa ne Shqiperine e Rames dhe Tahirit, ne Shqiperine qe ata duan, eshte ndryshe. Sot Rama ju tregoi jo vetem shqiptareve por gjithe botes se ne Shqiperi krimi jo vetem nuk luftohet nga shteti por ka imunitet, se ne Shqiperi krimi eshte vete shteti. Do doja te thoja qe ky eshte fundi, fundi i tmerrshem, po per fat te keq nuk eshte keshtu. Ne se shqiptaret nuk reagojne tmerri do vazhdoje.
Une e di qe disa do te thone :“Cfare beni ju? C’ben opozita?” Po ne se mendojne se dyzete apo gjashtedhjete deputete te opozites do te bejne gjithshka, kjo eshte gabim. Sigurisht ne na takon te jemi ne krye te reagimit, ne krye te protestes, ne krye te revoltes. Por asnje qytetar ne kete perballje nuk mund te bej sehir. Kjo eshte nje beteje e eger dhe jo e lehte, prandaj kerkon te behemi te gjithe bashke. Vetem ashtu do ta mundim kete te keqe e do ti japim fund.
Kur gazetaret shpifin dhe behen kamikaz te Bershes do ofendohen, pastaj edhe Trump i ofendon gazetaret kur shpifin.
Mister Paloqka, Presidenti i Kolumbise ai qe permend zotrote ishte per vete i perziere me narkotrafikantet pasi fushata e tij elektorale ishte financuar nga trafikantet dhe jo pak por 30 milion dollare, dhe Amerika e dinte, DEA e dinte, FBI e dinte, ministri drejtesise e dinte pasi ekzistonin incizime por asnjeri nuk foli dhe nuk u publikuan kurre pasi presidenti i kolumbise ishte shume pro-amerikan dhe kolumbia eshte nje baze shume e rendesishme e agjencive amerikane te inteligjences dhe te luftes kunder droges. Pra nqs Rama do te dije ti luaje fijet ashtu sic duhet nul besoj te kete probleme te metejshme.
Ju pame si keni reaguar me Lazaratin ne lulezim ,me 21 janarin, me Gerdecin,me Rrugen e Kombit,me shitjen e detit.Ado me Belul?Pa pritur fituat ndjeshmerine por nuk na e hidhni dot.
Cthar tha Rama thuthuq the nuk e thegjova mire?