Prokuroria e Krimeve të Rënda po e konsideron të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesës së ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për të ushtruar kontroll personal ndaj tij.
“Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese”, tha për Lapsi.al një burim nga prokuroria.
Prokurorët nuk do të shkojnë as në Gjykatë për të marrë mandat për të kontrolluar apartamentin e deputetit Tahiri.
“Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë”, sqaroi i njëjti burim.
Krimet e Rënda e kërkuan kontrollin e banesës, pasi synonin të gjenin aty sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara, se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.
“Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm”, vijon burimi nga Prokuroria.
Pyetja që lind në këtë rast, është përse Prokuroria nuk shkoi në gjykatë që në fillim, dhe do të mund të kishte marrë lejen për të kontrolluar shtëpinë e Tahirit.
Madje mund të kishte kërkuar edhe arrestimin e tij në gjykatë.
Por, kërkoi lejen e parlamentit për ta politizuar këtë çështje dhe tani që “provave të forta” iu doli boja, Prokuroria nuk guxon të shkojë as në gjykatë, për të kërkuar sërish jo vetëm kontrollin e shtëpisë së Tahirit, por edhe arrestimin e tij.
Prokuroria nuk e ndërmerr këtë hap, pasi e di se me këto prova që ka, edhe gjykata do ta rrëzojë prokurorinë e saj.
Pas zhurmës së madhe dhe “hetimit” të bujshëm, Prokuroria tashmë duket se ka ngecur në vend, pasi as nga dosja italiane, nuk ka mundur dot të sigurojë ndonjë provë kundër Tahirit!
E kishte mire dikush qe tha, pas kaq kohe as banese nuk gjen me atje jo te gjesh ndonje gje tjeter. Bravo tahiro, na tregove fytyren e vertete te Rames.. Ne gop te s’emes shkofte!
Po meqe eshte keshtu perse nuk ja dha lejen parlamenti qe ti nxirrte bllof ? Si nuk ju vjen turp qe mbroni trafikante droge? Edhe prostituta te ishit do kishit me shume dinjitet. Media e felliqur
O Erla
Ti po ben nje pyetje si ato qe i bene RAMES pas parlamentit, mender gazetaret, te cilet ai i quajti pak a shume budallenj.
Erla,
Parlamenti ja dha te drejten prokurorise per atë qe ti pyet por qe nuk e kupton.
Per pyetjen qe ben, se perse mbrohet nje trafikant droge, ketu ti ke probleme injorance ne raport me atë qe ne drejtesi quhet PREZUMIMI I PAFAJSISE….. qe do te those se cdo njeri mendohet te jete i pafajshem deri sa ti provohet fajesia.
Psh me konkretisht SALI Berisha dhe LULEZIM BASHA ende nuk jane zyrtarisht tradhetare te SHQIPERISE, per SHITJEN e DETIT GREQISE, per aq kohe sa nuk I ka denuar (ende gjykata). Ne e dime qe ata kane konsumuar vepren penale te tradhetise kombetare. Kete e ka pohuar edhe gjykata kushtetuese, por qe pasi tu vije dita te denohen, atehere ne do ti quajme jo vetem siç jane ne te vertete, kriminele te Shqiperise dhe popullit shqiptar, por kriminele edhe zyrtarisht, pra me dokument zyrtar ose siç quhet, dokument i gjendjes gjyqesore.
ERLA, PRIT SE NUK KE PARE GJE AKOMA !!!!!!!!
Prokurorët e plepave dhe te repave, para se të shkonin në pordhiparlamentin, duhet të ishin bërë bashkë me kolegët e tyre iItalianë kohë më parë dhe kështu ajo punë që fillojë në Itali do të përfundonte në Shqipëri, nuk do të kishte perëndi as për Sajmon, as për Salën , e as për ndonjë tjetër.
Problemi është se krimbi përveçse ka gëryer trarët e politikës por edhe ato të prokurorisë .
Stuhi ne gote.
O mero po pse rren kaq shume bre. Te ishte se ligji e lejon te shkosh direkt ne gjykate do ta kishin bere prokuroret. Po kushtetuta kerkon qe.per.keta baballaret e kombit kontrollin dhe arrestin e autorizon nje here parlamenti pastaj shkohet ne gjykate. Prandaj o i nderuar mero parlamenti nuk i futet provave eshte e drejte vetem e gjykates
Sapo ta zbrazi shpin nga dhuratat pastaj prokuroria do lejohet qe shikoje ne cfare varferie jetojne.
pordhe me rigone! t´i hane mutin Saimirit! Le te interesohen me mire per pergjimet ku shqiptohet shume mire: Shoferi i kamionit qe quhej Saimir o iiiiidjoooote!