Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, duke folur për zhvillimet në Shqipëri dhe rastin “Tahiri”, tha se individët nuk duhet të vihen në shenjëstër pse i përkasin një partie a një tjetre, por qeveria shtoi ai, duhet të japë shembullin se është seriozisht e angazhuar për të luftuar korrupsionin.
Hoyt Brian Yee: Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.
Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit…Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime.
I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që ka dhënë shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.
Thank you per mbeshtetjen qe i jepni qeverise, kjo ka rendesi.
Ka djem nena ne amwerikeje ai qe kuptoi hilene e cadres dhe i tregoi vendin,ai qe ka kuptuar plotesisht qe opozita ne shqippri per pushtet shet jo vetem shqiperine por grua e femije cfar ka ,ai qe i kupton qellimet dasha keqese te opozites me ne fund ka folur.te filloi me nje here vetingu.
Mjaft me Kinezet, o t’shkrete, ata e kane vetem me tfutur.Vetingu fillohet me Arvzine,Lulune dhe pastaj derrat e Albanistanit.
Pak si me gjize ja ka bere “Frontit Opozitar” ky hoyt Brian Yee…me shprehjen:”…ne mbeshtesim qeverine,qe ka dhene shembullin…se eshte e perkushtuar te luftoje korrupsionin,qofshin ata qytetare,zyrtare qeveritare,te huaj,shqiptare…dhe Shqiperia eshte serioze ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin.”.
Si xhanem nuk tha nje fjale,per te mbeshtetur qendrimin e ketij Fronti,ne lidhje me ceshtjen “Tahiri”?
haha Tema e Meros vazhdon lavazhin e trurit te debileve. Bravo te qofte kur te besojne
Shume e vertete!
Bravo. Ia dhjeu gjithe çakejve dhe hijenave qe ulerijne dite e nate kunder qeverise. Qepeni tani.
Fjalën e ka drejtësia, të mbështesim plotësisht atë.
Këtu ajo të tregojë se tek ne vepron ajo the vetëm ajo.
O gazet leshi mos i pergenjeshto lajmin nuk permendi fare politik po i dha te drejt prokuroria dhe gjukates . Gazetar partiak
Me falni se harrova ne komentin e mesiperm timin:
U takua ky,zoti Hoyt Brian Yee,me zotin Ngjela qe ka folur keshtu?
Me duket se,nuk i paska marre doren dhe ky eshte nje “gabim” i madh i tij…Hahaha…
Bravo Buldozeri !
Fjalet e ketij zoterise jane: Askush nuk mund te jete mbi ligjin, pra te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe nuk duhet te perdoret imunitetit per te shpetuar lekuren.
Lexojeni fjalen e zoti yee o njerez budallenj.ai tha mbeshtesim prokurorin dhe gjykatat per Cfare do hetimi qofshin politikan dhe zyrtare.nuk tha se mbeshtesim tahirin dhe Ramen o gazetar tutkun I Mero trimit
Fake Newspaper, fake news, fake people, fake comments.
Shikoni ku “na kanë shkruar” miqtë tanë, kur me neve merret një “ndihmës i zëvëndësit të zëvëndësit” të Ministrisë së Jashtme…(?!), ndërsa Kryeministri i vëndit fqinj, ri “këmbëkryq” me “Planitarhin” (Trump), në Shtëpinë e Bardhë…!