Nga Ylli Pata
Ardhja deri tek vendimi i Parlamentit në lidhje me kërkesën për të arrestuar Saimir Tahirin, nuk ka nisur që nga ajo shkresë që mbërriti në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë më datë 19 tetor; aty ishte vetëm epilogu juridik. Produkti politik duket se është gatuar me kohë.
Fletë-arresti për Saimir Tahirin duket se është përgatitur herët nga ana e Prokurorisë, që kur kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, i cili e akuzoi ministrin e Brendshëm se ka përgjuar atë dhe disa zyrtarë të tjerë me të ashtuquajturën aparaturë italiane. Por vendimi u pezullua pasi në axhendë u ngrit çadra dhe tentimi për të rrëzuar qeverinë.
Megjithatë gjithçka nisi nga e para pas zgjedhjeve, ku Lulzim Basha e fokusoi të gjithë politikën pas humbjes së 25 qershorit, pikërisht tek denoncimi i asaj që e quajtur “kaplimi i qeverisjes nga krimi”.
Ndodh prej kohësh që Lulzim Basha paralajmëron hapjen e dosjeve të mëdha përvëluese. Por nga ana tjetër edhe mazhoranca ka bërë të njëjtën gjë.
Ndryshimi është se opozita i është referuar njerëzve aktualë të drejtësisë, ndërsa mazhoranca ka bërë të ditur se gjithçka do të nisë pas vettingut.
Gjithçka vazhdoi me deklarata deri në natën e 16 tetorit, kur Prokuroria Antimafia e Catania-s, dërgoi në gjykatë pas arrestimit, bandën e trafikimit të drogës së Moisi Habilajt.
Mirëpo pa u vulosur ende nga gjykata e Catania-s, lajmërohet nga Sokol Balla mbërritja e dosjes së Habilajve tashmë të famshëm që nga opozita ishin akuzuar si njerëz të Saimir Tahirit.
Të nesërmen, pra më 17 tetor, Lulzim Basha, i kërkoi publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, alias Kryeprokurorit Adriatik Llalla, të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Basha tha se një dosje përvëluese është prej ditësh në zyrën e Edi Ramës. Pra që konfirmoi që edhe ai por edhe Rama e kishin një fashikull.
Të martën paradite në të gjitha mediat e Tiranës dhe portalet e shumta publikohet pjesë e përgjimeve të Guardia Di Financa, ku Moisi Habilaj fliste për takimin me “Saimirin” (në asnjë rast me mbiemër, një detaj aspak i komentuar ky, apo qoftë dhe i shoqëruar nga statusi zyrtar si ministër). Ky emër përmendej për dhënie 30 mijë eurosh, transportim të kanabisit me kamiona, dhurata për nusen, mamanë e të tjera.
Atë natë, Adriatik Llalla thërret në Prokurorinë e Përgjithshme krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës dhe ata të Fierit, e cila kishte hetuar më dosjen Habilaj, e që madje kishin vendosur dhe mbylljen e hetimeve për Saimir Tahirin dy vjet më parë.
Pa thënë asgjë, pikërisht të martën mbrëma, Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi si të hetuar zyrtarisht,pra hapi një dosje penale ndaj Saimir Tahirit. Por më tej nuk dihej asgjë se si do veprontë organi i akuzës.
Pas kërkesës së Bashës për arrestim, brenda një deklarate me nota të theksuara politike, në sallonet politike dhe ato mediatike të Tiranës u fol se prokuroria do kërkonte prangosjen në flagrancë për Saimir Tahirin. Përmendja e emrit të ngjashëm në dosje kishte tronditu opinionin publik, por edhe mazhorancën.
Edi Rama shkroi se kërkon “vetëm të vërtetën për Saimir Tahirin dhe nuk e mbështeste më”.
Sakaq, dosja e gjykatës italiane ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Tiranë.
Të enjten ishte pushim zyrtar, si dita që Papa vendosi të “lumturojë” Nënë Terezën. Ama jo për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, i cili i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkonte lejen për të arrestuar Saimir Tahirit dhe për t’i kontrolluar banesën.
Lulzim Basha urdhëron deputetët e tij në Komisionin e Mandateve të mësynin zyrat e Kuvendit.
Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibejat kërkojnë mbledhjen urgjente të këtij komisioni
Ishte kohë presioni dhe kërkohej të miratohej me urgjencë shkresa e Prokurorisë.
Gramoz Ruçi nuk ngutet dhe del në konferencë shtypi në orën 18.00 ku shpall se mbledhja e komisionit do të zhvillohet të premten në mëngjes.
Në Tiranë u hap lajmi se do të arrestohet Tahiri të enjten, duke mos i dhënë mundësinë të flasë tek Opinion-i i Blendi Fevziut, pasi mendonin se do të hapë lojën dhe shantazhonte palët.
I dehur nga suksesi i përkohshëm publik, Lulzim Basha nuk u mjaftua, por blodhi të gjithë opozitën, që nga Kryemadhi i LSI-së e deri tek Koço Kokëdhima, madje dhe shpalli aksionin për largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie “antimafia”.
Pra, gjithçka më shumë se Tahiri, para drejtësisë u përkthye me “Edi Rama jashtë qeverisë”.
Në shtëpinë e Tahirit mblidhen shumë njerëz. Ish-ministri flet vetëm një fjalë për mediat: “Nuk keni parë gjë akoma”.
Në darkë, përpara Blendi Fevziut, Saimir Tahiri deklaron qartë se “nuk është takuar kurrë me Habilajt dhe për këtë mund të flasë me përgjegjësi”. Sytë i kishte gjatë gjithë kohën të përlotur dhe nuk e fshihet aspak ankthin e një prangosjeje të mundshme. Ish-ministri nuk e shpjegon mirë dosjen, por thotë që në përgjime nuk flitet për të.
Situata nis të ndryshojë, nga difensive për ish-ministrin në offnsive, ku përmend Ilir Metën dhe Sali Berishën si njerëz që e kanë hartuar të gjithë lojën duke përdorur njerëzit e tyre në Prokurori.
Të premten në mëngjes, nisi edhe përballja më e fortë dhe rasti i jetës i Adriatik Llallës për të treguar se ai është në krah të ligjit pa anshmëri politike.
Megjithatë, në prezantimin zyrtar situata çalon. Ai dërgon tre prokurorë që ishin “rastësisht” nga e njëjta zonë, Tropoja, dhe media pranë qeverisë i paragjykon duke deklaruar se kanë lidhje me familjen dhe lobet e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kur nis mbledhja, deputetët e PS-së i pyesin prokurorët se kur e kanë regjistruar Saimir Tahirin si të hetuar dhe çfarë provash kanë.
Prokurorët japin datën, që nuk është as 48 orë nga mbledhja e komisionit. Diçka lëviz. Më pas e pyesin për provat dhe Prokurori Hajdarmataj thekson se janë sekret dhe kërkon seancë me dyer të mbyllura.
Deputetët e opozitës i kërkojnë Gramoz Ruçit që të mos bëhen pyetje ndaj prokurorëve, po në fakt atë ditë pati jo vetëm pyetje por dhe një duel real, që u duk më shumë politik, PS kundër prokurorisë dhe kjo e fundit kundër PS-së.
Zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura dhe sërish nuk del ndonjë provë. Gjithçka lidhet me materialin 400 faqesh të Prokurorisë së Catania-s.
Këtu Saimir Tahiri kalon në kundërsulm duke e pyetur për identitetin e Saimirit që përmendet në përgjime.
Aty flitet për një person që ka emrin e ish-ministrit, por që merret me transportimin e drogës me kamion.
Ndërsa “il grande capo” mbetet mister se kush është/
Situata nis të lehtësohet pak për Tahirin, sa edhe kryeministri Edi Rama që e kishte “lëshuar” ish-vartësin e tij shkroi që “me aq sa pamë e aq sa dëgjuam, gjithçka ishte llafe pazari”.
Opozita e akuzoi menjëherë për përkrahje të Tahirit, por Kryeministri u përgjigj në fillim të javës duke thënë se “nuk bëhem më avokat i Saimir Tahirit” dhe e përjashtoi nga të gjitha funksionet politike në PS.
Mazhoranca tha do të miratojë kontrollin e banesës dhe atë personal por jo arrestimin e Tahirit.
E gjithë kjo zallamahi ishte edhe vulgu i zhvillimeve politike përpara vendimit të sotëm të Kuvendit.
Dhe a pikëpyetja më e madhe që shtrohen pas gjithë këtyre zhvillimeve është: a do të kishte kërkuar Prokuroria arrestim, apo do të mjaftohej vetëm me hetim e kontroll, nëse Lulzim Basha nuk do të kërkonte arrestimin e Tahirit? Fakt është se fjalët e para të Bashës sapo u publikua dosja (kërkesa për arrestim), shkuan në vesh të….jo Perëndisë por Prokurorisë që të nesërmen.
Basha eshte si ato makinat me telekomand qe e luan krimineli Berisha si te doje Basha eshte nj kalama bythet qe nuk din te lidhi dy llafe mjer shqiptaret per kryetaret e partive te shkerdhyera qe kane te gjithe lojen e bejne Berisha Meta dy kriminelet e shqiptareve
cdo gje eshte pregatitur si gjithmon nga Sali Berisha ,Lulzim Basha, dhe Ilir Meta
kjo eshte treshja qe po mere ne qafe gjithe popullin shqiptare dhe shqiperine
Po nuk u shporen keta nga faqja e dheut ,nuk mund te kete drejtesi dhe as Veting
Mediat duan te bejne lajme per te mare rogen dhe si te tille ata jane ndare ne socialista dhe democrate
prokuroria tani eshte me njerzit e Sales dhe Ilir Metes prandaj duhet bere sa me Shpejte Vetingu
Tallen , jane tallur kriminelat 30 vjet tani dhe akoma ky popull legen frymezohet per te ardhmen e Shqiperise nga ata.
Mund te me thoj dikush se perse e perjashtoj Rama Saimirin nga PS, perpara se te behej hetimi me i vogel. Te gjitha i kam kuptuar por vetem kete jo.??????????
Pevec gjithe ketyre faktoreve te brendeshem qe jane te interesuar qe ta heqin qafe se paku Ramen, jo qeverine, eshte edhe faktori i jashtem shume i interesuar per te njejten gje , sidomos ai grek. Eshte i njohur boterisht qendrimi refraktar i Rames, po e theksoj i Rames ndaj marreveshjes se detit me Greqine te vulosur nga qoftelargu. Sot Rama per greket eshte nje pengese e pakapercyshme per te realizuar qellimet e saj aneksioniste te kahereshme ,te tokes e te detit shqiptar. Per te realizuar sa me pare, pasi koha nuk pret, qarqet e ndryshme politike e “diversioniste” jashte Shqiperise jane te interesuar qe me patjeter te krijojne ne destabilitet politik i cili me vone te bej te mundur, ne rastin me ideal renien e qeverise nga e cila do te perfitojne njekohesisht edhe subjekteve politike te brendeshme dhe ne rastin me pake te pelqyshem per ta, do te kenaqeshin vetem me heqjen qafe te Rames te cilat ne perspektive nuk do te kishin me asnje pengese per te realizuar ato qe deshirojne nga drejtimi i qeverise. Kjo do ti kenaqte te dyja palet si ato te brendeshme edhe ato te jashteme. Opozita legjitimon humbjen ne zgjedhjet e 25 qershorit, me kete Lulekuqa konsolidon pozitat e veta te shkundura ne parti dhe vjen ne pushtet ( ne nje raste te tille se sa te gatrantuar e ka ajo fitoren ne nje zgjedhje te parakoheshme nje zot e di, por jam i sigurte se do te fundoset me keq) dhe njekohesisht grekerve u hiqet qafe nje pengese e pakapercyshme per te realizuar ate qe deshirojne. Skenare te cilet nuk duhen nenvleftesuar!
Katandia në të cilën ndodhet Albanistani, pas 27 vjetësh “demokraci”, tregohet dhe me faktin se kishin një President ulok dhe shërbëtor partiak dhe kemi një President hajdut të djallëzuar, ndoshta “çibani” më i keq (se edhe Sali shpellari) i këtij vëndi, në vitet pas diktaturës… ! Shih surratin e “lexoji” shpirtin…!
Po gjithe derrat nje turi kane.Shiko tani se fundmi sa po i ngjan ne fytyre Saje qorri Edvin Kristaqit