Nga Enver Robelli
Duhet pasur mëshirë me Edi Ramën. Me vite të tëra e ka lavdëruar Saimir Tahirin si ministrin më të mirë të punëve të Brendshme që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, ndërsa tani një rrebesh akuzash serioze kanë rënë mbi Tahirin dhe rrjedhimisht edhe mbi Ramën, i cili ka qenë shef i tij. Që tani mund të thuhet me bindje të plotë se qeverisja e Ramës do të mbahet në mend veçanërisht për «aferën Tahiri». Nuk është pak nëse një bandë e drogës disa herë në telefonata përmend me emër ministrin e Brendshëm, shëtit gjithandej me veturën në emër të tij, të cilën, ta hajë dreqi, ministri paskësh harruar t’ia kalojë në pronësi ca kushërinjve «të largët».
Rama po ballafaqohet me skandalin mbase më të madh të qeverisjes së tij. Në vend se të ulte kokën dhe të përpiqej të bënte aleat mediat në betejën për transparencë, Edi Rama ka hyrë thellë në batakun e baltës ballkanike dhe sot, jo për herë të parë, ka fyer rëndë dhe pa dallim të gjithë gazetarët, të gjitha mediat, gazetat, televizionet, radiot, portalet, revistat, agjencitë e lajmeve.
Gjuha që përdori Rama ishte plot fyerje, ofendime, kërcënime, tallje, shpifje. Ishte një tentim burracak për të baltosur ata që më së paku kanë faje për hallin që e ka gjetur Edi Ramën. Gazetarët nuk janë njerëz të veçantë, as nuk duhet të trajtohen në mënyrë të posaçme nga shteti apo opinioni, ka jo pak gazetarë që s’janë fare gazetarë, por përfaqësues interesash të klaneve mafioze. Edi Rama do të bënte mirë t’i denonconte ata. Por, jo t’i sulmonte në mënyrë paushalle të gjithë punonjësit e mediave vetëm pse tani e ka një hall të madh.
Gjuha e Ramës është një demonstrim i një trumpizmi të stilit të Tiranës që të kujton bretkosën, e cila çon këmbën pasi sheh nallbanin duke mbathur kalin. Se ku të çojnë fjalimet e pamenduara mirë, Rama e ka parë vetë: para zgjedhjeve në Amerikë ai doli në CNN për të paralajmëruar dynjanë se po të zgjidhej Donald Trumpi president do bëhej hataja. Kur u zgjodh ai kokëbjondi, Rama tha se ishte një pikë uji në oqean, tepër i vogël për të folur për këto tema të mëdha.
Ofendimet që ua bëri gazetarëve duket se janë pjesë e një kalkulimi të Ramës për të hequr vëmendjen e opinionit nga kriza me të cilën po ballafaqohet, duke ndezur një luftë verbale me mediat. Nëse shpresa e Ramës është se kështu do të harrohet çështja Tahiri, atëherë ka gabuar rëndë. Mediat nuk duhet të harrojnë asnjë skandal. As Gërdecin e Sali Berishës dhe kotillës së tij, as 21 janarin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm, as veprat patriotike të Lulzim Bashës mes Milotit dhe Morinit.
Pas ofendimeve të fundit gazetarët shqiptarë duhet të marrin një vendim: të bojkotojnë kryeministrin nëse ai nuk kërkon falje. Ka shembuj në rajon. Në vitet ’90 gazetarët e pavarur serbë patën bojkotuar një politikan sherrxhi. Duhet lënë Edi Ramën të flasë si Hugo Chavezi nga 4 apo 5 orë në televizion, pandërprerë. Chavezi kishte emisionin «Alo Presidente», Rama të fillojë të drejtojë emisionin «Zëri i së vërtetës nga Saranda në Strugë e deri në Suharekë». Le të fillojnë Monologët e Edi Ramës. Ndërkohë mediat duhet të kryejnë punën e tyre: hulumtimin sa më të gjithanshëm të të gjitha aferave potencialisht korruptive apo kriminale të kësaj dhe të qeverive të tjera. Por, njëkohësisht edhe mediat duhet të pastrojnë radhët e veta. Nuk janë katedrale. Megjithatë, kjo çfarë tha sot Edi Rama është e papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE.
Kryeministri eshte kryeminister. Nuk i kerkon falje askujt. U perplasi ne fytyre dhe perballe ate qe mendon per gazetarine dhe mediat ne Shqiperi. Eshte e drejta e fjales dhe asnje s mund t ia mohoje u pelqen apo jo kazaneve mediatike. Gazetaret le te provojne qe jane profesioniste dhe jo papagaj pa tru ne koke.
Ouuuuuuuuuuu, demek ti thua kreyministri qeka si pune Enveri. Ai mund ta thote lirshem ate qe mendon per gazetarine dhe mediat, por ne demokraci or taj Liri i bie qe edhe mediat e gazetaret ta thone lirshem ate qe mendojne per kryeministrin, apo jo? Pastaj a ke pare ti o Liri ndonje tip qe del para gazetareve qe t’u pergjigjet pyetjeve te tyre dhe pastaj t’i mesoje ata se cilate pyetje mund te behen dhe cilat nuk mund te behen. Fatkeqesia eshte e shqiptareve qe perfere u bie te kene kryeministra me te meta mendore dhe te fryre si gjela deti. Po mos u merzit do te vije Viti i Ri edhe per kete gjeldetin qe kemi sot, sic erdi per te gjithe paraardhesit e tij.
O Robell!
Je damkosur me kohe si anti shqiptar dhe jenicer i spiunit te UDB-se Sali Berisghes!
Ti je nje mashtrues ordiner,njelloj si ata palacot qe shau Rama,se ju nuk mbroni popullin,por kriminelet!
Ne se Saimir Tahiri ka bashkepunuar me trafikantet,pse nuk e hetoi dhe arrestoi prokuroria me kohe,por priti zhurmen nga Italia?
Ti dhe shume si ty jeni idiote funksionalw,se akomna edhe sot nuk doni te kuptoni se ai Saimiri,qe permendet ne bisedat e trafikanteve nuk eshte Tahiri,por shoferi i tyre i kamionit te droges!
Kaq mjafton qe ti dhe llapaqenet e tjere te mbyllni halete se qelbet dynjane!
Sa te bute jena ne shqyptaret, ta falim krimin dhe mafjozllukun menjhere, ap jo, o bagti milet?
Ik o lolo mbush benevreket ti! Cfare do qe fut hundet ne Shqiperi kakerdhi lope,shiko punet aty ne Kosove,govate me vrima. Pordhtaliste te qelbur.
Ti duhet të lash gojën para se të flasësh për një gazetar me integritet si Enver Robelli. Populli thotë ‘rri shtrembër por fol drejtë’ e në rastin e këtij gazetari duhet të flisni drejt se ai nuk bën pjesë te mediat e kazanit të kryeministrit. Po ti duket që je shumë pak informuar se përndryshe do ta dije që ai nuk është në Kosove.
kush meret me keta rugacer qe vetem cpifin
qofsha i gabuar po ky Enver Robelli me duket shqipfolesi me i dhj..e
nga gjitha analistet sot NE MEDIAT PANSHQIPTARE.
harroi ky sali menxyra ka thene
1-lavire bulevardi
2 horr bulevardi
3-gazeta ny-times leter higjenike
4-edi rama DO TE BEJ VARRIMIN ME MADHESHTOR qe njeh historia
5-damir fazllicin e kam mik shtepie….
..per sqarim:
nuk kam anje simpati per Ramen por sali bisha eshte vite drite larg qytetarise se berisheve dhe ketyre rrobeleve
ku ky i fundit edhe pse jeton ne perendim jo vetem eshte antishqiptar por dhe i pabese
.
RAMA DUHET TE KERKOJE FALJE VETEM
NESE BERISHA ROBELLIT ESHTE I VARUR TE KOQET
E GJERGJ KASTRIOTIT PER KRIMET E TIJ
shame shame
TOROBELLI !!
U a bëri PAQ!!?? GAZETARUCËVE?
Ti në çfamilje bën pjesë????
Shoku Enver!
Qe besa je duke ja fut kot!
Po pse çfare mendon ti,pyetje ishin ato qe bene ata njerezit ne oborrin e parlamentit?
Kush mendon se gazetaret jane te vetmit frymore,qe kane te drejte te bejne pyetje çfaredo,vetem e vetem se kane ne dore ate sendin qe ngjan si kaush akullore,e kane gabim.
Une vete do te ndihesha i lumtur sikur ata njerez te ndegjojne ty,shoku Enver, pra te shpallin bojkotin.
E di pse? Sepse do isha rehat dhe veshet e mi nuk do degjonin çfaredo qe ti vinte ne mendje ketyre frymoreve.
Te kuptohemi,nuk jane te gjithe njesoj por nje pjese e mire,sidomos ata qe pranojne te marrin rrogen nje here ne 45 dite,nuk kane faj. Aq dine dhe aq thone.
shoku enver hahahahahaha sa i modh!
Gazetaret kamikaz te Berishes te thojne me fal Edi per qe mbeshteten opoziten kriminale. Edhe pnkartat e opozites ishin si ato te ISIS Black and white qe, tregojne terror.
Enver edhe ti me dukesh nga ata gazetare maskarenj qe shpifin e shpifin papushim duke e helmuar cdo dite opinionin publik me shpifjet e tyre mostruoze .
Nuk ke goje ti Enver te shash Edi Ramen sepse ai nuk eshte si ai idhulli yt Sali krimineli , qe rrahu gazetaret ne mes te rruges , dogji redaksite e gazetave , futi ne burg gazetaret etjer , etjer .
Pra mos u be servil o i paudhe , mos e shtrembero gazetarine e vertetete se keto shkrime si ky i yti nuk i lexon askush .
Dije o servil gazetar se kryeministri Edi Rama eshte i vetmi qe ka nje vizion perendimor dhe se vetem ky i duhet shqiperise .
Sa me shume flasin Ro-dell-et & Co aq me shume i jap te drejte Kryeministrit. Po qenkeni baltovine fare more te palare. Po spaskeni as turp as moral per zhgarravinat ne fletushkat tuaja qe sua ve njeri ne pordhe. Nje rrebesh akuzash serioze… thote Ro-dell-i. O dell sterdelli po edhe bufi e kupton qe kjo ishte nje loje e inskenuar poshtersisht, e ekzekutuar me nje diletantizem foshnjarak dhe qe perfundoi ne menyre mjerane ne cesspool-in ku vegjetojne edhe gjallesa si ti.
Llomotisni kot…ju me edi ramen shisni gazetat…me edi ramen merrni honorare si anal-ista…
Torobell! Sa shof emrin tend ne krye te artikullit nuk e lexoj! E shoh te panevojshme te lexoj e te komentoj. Mundim i kote! Mjaftohem vetem me leximin e komenteve dhe jo vetem qe me duket se e lexova artikullin por edhe kenaqem me ato sa komentuesit shkruajn per portretin tend! Ato jo vetem qe me bindin per ate qe une mendoj per ty por me duket se ma perforcojne bindjen se nuk paskam gabuar ne percaktimin e karakterit tend si qenie shoqerore. Merrita nuk qendron se sa i afte je ne shtypshkrim, por per ke shkruan dhe sa i vertet je, mbi te gjitha sa i aprovojne nga lexusit ato qe ti shkruan . Kete te fundit e verteton fare lehte, hidhi nje sy komenteve!
Shqiperia ka nevoje per gazetare te vertete..mos na beni ju gazetaret si delikate..po pervishni menget e dilni pak nga qendra e Tiranes, rrezikoni dhe denonconi padrejtesite dhe kriminelet. Gazetaret e huaj rrezikojne jeten ne konflikte te ndryshme…kurse ju as ne kosove gjate bombardimit te natos nuk patet nje gazetar shqiptar te shkoje!…25 vjet dhe akoma nuk ka nje gazetar qe ti heqesh kapelen..vetem pseudoanaliste te cfaredollojgjeje!!!
Redaksia bene shume gabim qe boton artikujt e ketyre sharlatanve, pseudo democrat ,pordhalist etjera, por nuk ke chi bene
Asnje njer nuk e di se me ke eshte dhe se kundra kujt eshte,dhe se me ke bashkepunon
Por shume keqe per redaksin qe nuk mbane nje qendrim asnjanes por boton lajme te tilla destructive per njerzit
Kryeministri eshte Kryeminister dhe duhet te kete respect gjithe populli, dhe jo te meret neper goje nga injorate dhe dembela
Ik mor kakë sërbe!
Me vjen keq per nivelin tende dhe per kete shkrim koti o gazetar o shoku Enver,koha jote ka mbaruar.
Mos qaj hallin e Edit po tendin qe je i pa shkolle e spo kape dot situaten.
Nese don te jetosh si gazetar lexo e perpiqu te arrishe te tjeeret
Turqezimi jeton dhe mbreteron!
Fefziu
Rakipi
Meço
Balliu
Bindem qe 60% e gazetareve jane pa personalitet dhe te papergjegjshem.Ti zoteri gabon qe guxon te japesh opinion si gazetar sepse me lejo te te them se nuk futesh ne kete 60% por nuk mund te quhesh kurre gazetar,je nje idiot i mesuar(nese ke bere shkolle).
Robell,je i pa kulture dhe pak fashist.Krahason Ramen me Chaves.Ngjajne shume pak .Aresyet jane te shumta .Por te dy ,ne menyren e tyre kane merita .Rama ,megjith ambientin e veshtire dhe varferine ekonomike ,po perpiqet te rindertoje shtet ,Natyrisht ,kur pothuajse te gjithe strukturen shteterore e merr ne gjendje primitive ,te korruptuar deri ne palce ,eshte e veshtire ,Sepse jemi edhe nje shtet formalisht demokratik dhe Rama nga formimi eshte liberal .Keshtu qe ndryshimet po perpiqet ti beje me evolucion ,jo me dhune ,sic vepron presidenti i Filipineve.Ndersa Chaves nxorri nga mjerimi ,u dha shkolle ,shtepi ,sherbim mjeksor miliona njerezve qe jetonin ne mjerim te plote ,ne vendin me rezervat e dyta ne bote te naftes.E kupton ,fashisti i vogel Robell.Natyrisht ata qe shfrytezonin pasurite e Venezueles ,vendas apo te huaj ,bene ceshte e mundur per ta rrezuar ,ndoshta edhe e vrane ,por sa ishte gjalle shumica e popullit e votonte .E pra Robell ,ishte ne pushtet me vote ,jo me dhune .Sa i varfer ne kulture dhe sa lepires i te fuqishmeve je Robell.E pra nuk je gazetar objektiv ,je thjesht nje sherbetor .Dhe nga urrejtja per te majten ,behesh edhe pak filoserb,neofashist ,pak anadollak.Lexo pak anglosaksonet Sanders e Korbyn ,lexo edhe francezin Piketty per te kuptuar sa e nderlikuar eshte bota e sotme Robell.
Bota ka njohur dy Timoniere.I pari ishte Timonieri Mao.I Dyti Timonieri Edi Habilaj.Timonieri Mao frymezoi Revolucionin Kulturor Kinez.Rreshtoheshin punetoret ne dy rreshta te gjate dhe ne mes kalonin intelektualet qe goditeshin ne koke nga punetoret per ti shpetuar nga ndikimet borgjeze.
Timonieri Edi Habilaj po frymezon Revolucionin Kanabist Socialist.Rreshtohen socialistet ne dy rreshta dhe ne mes kalojne gazetaret qe do ti bejne pyetje Edit.Shahen gazetaret malok ,maloke ,e shemtuar ,i shemtuar ,idiot ,injorant ,debil ,demokrat ,berishist etj etj.Edi Habilaj ulur ne fron ne fund te rreshtave ,shijon spektaklin socialist ……Xing me Habilajt.
Rrofte timonieri Mao ,Rrofte timonieri Edi ,rrofshin komentuesit e Temes ,te na rroje dhe Sajmiri.
Aman te keqen ,nuk.duam as buke ,as uje ,as drita….vetem pa hashash mos na lini.
Parlamenti duhet tê votojê qê km tê vizitohet nê psikiatri nêse del I saktê apo apo jo nga gjendja psiqike, emocionale dhe shpirtërore se nuk duket mirê…
E kam me têr mend..
Pak ja hoqi trurin Tahiri dhe mezi e hoqi atê hall të madh sot, po u deshēn dhe gazetarêt ta zhvidhosnin fare..
Gjynah I shkreti , mezi ja hodhi kêsaj radhe dhe fajin e kanê mediat qê e bênê qimen tra..???
E kuptuat o popull malukat qê vota nuk shitet, se me votên tuaj qê blenê kriminelêt, sigurisht që do mbrojnê krimin dhe kriminelët..
Eshte koha per te gjithe ju gazetaret qe te reflektoni, sepse duket se ne shumicen e rasteve ju nuk po dini c’ka beni. Sa here qe dikush ju jep nje kocke, te gjithe turreni si te terbuar. Dakort, kjo eshte puna juaj po te pakten mos ju turrni kockes per hir te kockes por per hir te vertetes (te pakten arsyetoni).
Sot, Rama, nuk ju dha kocka, por ju beri kocka per publikun. Ai e dinte se publiku do ju kryqezonte. Ai e tha troc para kamerave se ku qendron problemi dhe kush me dashje apo pa dashje po krijon kete mjegull ne media qe njerzit mos te kuptojne se cfare po ndodh ne te vertete.
Politikanet, si te majte e si te djathte, duhen vene me shpatulla per muri, por sot ne video gazetaret dukeshin si mizat te kali apo si femije te vegjel qe qajne kur ju merr topin e futbollit.
Me nje fjale “amatore”.
Edi Rama si Trump. Fake News!!
GAZETARE NUK KA SHQIPERIA..!!!!! SHQIPERI KA SHERBETOR TE VICIDOLIT, QE MARRIN LAJME NGA SALIU, DHE U BURRA HAPIN LAJME, TE THENE SIPAS QEFIT , DEN7GROJNE LAJMET, FIGURAT E NJERIUT QE JAPIN ÆAJMET, QOFT DEPUTET APO NJERI TE THJESHTE, BEJNE SI KLODJANA LALI SI CAFK RRUGESH, QE MBRON HAPUR SALI VICIDOLIN, DHE MBRON PROKURORET SIKUR PUNON ATJE, …!!! CFAR GAZETARESH JANE KETO BAJGA ME MIKROFON NE DOR????? ATO THJESJTE LEXOJNE NJE LAJME, OSE QE DEGJOJNE, NUK JANE NE GJENDJE TA ANALIZOJNE DHE TI JAPIN RENDESIN E DUHUR, DHE DALIN PARA POLITIKANEVE APO DIKUJT TJETER, BEJNE PYTJE KOTI, KUR PERSONI JUA SQARON PER CFAR FLET APO JANE MBLEDHUR, ATO PERSERI BEJNE TE NJEJTAT GJERA, SIKUR SJANE ATY, PO ZGJASIN MIKROFONAT KOTI… NE POPULLI I SHOHIM GJITHCKA…..
Ja paska arritur qellimit KM-ja…s’po merret njeri me vendimin e shumices per te lene te lire kanabistin, por tani merren me “e lagu s’e lagu”
Robelli, mos fut hundët e tua (plot qurra) kudo dhe bëj “analiza” që të çojnë deri aty ku mbreti shkon me këmbë, duke pretenduar (me mediokritet dhe injorancë), si “i gjithëditur”…!!! Si përfundim, e ke hak parashtesën “To”…!
ca u tha mor zot? asgje, vecse ate qe meritojne! harrojne gazetaret qe ne kohen e Saliut i merrnin pyetjet nga Saliu te shkruara ne nje leter dhe ia lexonin Saliut, i icli pergjigjet tashme i dinte???
detyra e gazetarit nuk eshte te beje gjyqtarin!
I nderuar/dashur ENVER ROBELLI: Si koleg me ju dhe gjithe armaten e Medias, dua t’ju bej nje Pyetje… A keni informacion se sa e dine gjuhe shqipe Gazetaret dhe Analistet ne te gjitha llojet e Medias ne Shqiperi (-s’po dua te flas per ata/ato ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e gjetke…, se me keqkupton “padashje”-). Sa ka ne radhet e Medias shqipfolese kudo, gazetare qe dine nje guhe te huaj, rasti me i pergjithshem Anglisht, ashtu sic duhet ta dije nje Gazetar, qe te flase lirshem dhe te perktheje po lirshem. Sa lexojne Gazetaret dhe “Anal”-istet realisht, pa marre parasyshe qe rrine me ore perpara kompjuterit dhe neper kafe duke u marre me shkembime “profesionale”, ne fakt me thashetheme, shpifje dhe fryrje. Keto tre te fundit ti them me shume vertetesi, sepse rri jo pak ne ambjente te ndryshme te Medias, kur me duhet te mesoj per burimin e fryrjes dhe shpifjeve nga koleget e mi. E le pastaj Boss_et, Drejtoret, Kryeredaktoret cfare mund te te shkruaj, se si komunikojne me KRIMIN cdo minut e ore te “dites e nates”, se si marrin persiper te shantazhojne individe ne Qeveri, Institucione, Biznes, por dhe te kerkojne “gjoba” deri te jashtezakonshme, ne jo pak raste edhe me sherbim mercenar te gazetareve te thjeshte, qe ne vend te bejne gazetari, bejne “sekserin” e Shefave te tyre. Cope fare: Media shqiptare eshte ne sherbim te Mafias, qe krijoi e komandon edhe sot prej 27 vitesh Berisha e pas tij Meta. A do me…, o ENVER ROBELLI, sepse Ti nuk jeton ne terrenin aktual Mediatik mesa kuptohet…
O Enever Robelli,
Gazetaret legena dhe te dobet nuk i ben dot gazetare as ti, dhe as trupi diplomatik.
Si edhe qe, gazeteret e mire dhe profesionale nuk i zhben dhe ti hedhesh poshte as ti, dhe as trupi diplomatik. Ashtu si nuk po i zhben dot Donald Trump ne Amerkie.
Qe te rreshtoj une ketu se gazetaret tane perdhunohen ne mendim, dhe ne shkrime, dhe ne vijen editoriale, nga pronaret, kjo nuk ja vlen.
Qe gazetat jane Shume te varura politikisht, dhe financiarisht nga politika, ekonomia dhe krimi, kete prape nuk ja vlen te humb kohe.
Qe gazetaret rrine muaj te tere pa marre rroga, punojne pa sigurime, jane te mbledhur me lopate si shtresa me nevojtare per dy lek, kjo dihet nga kushdo!
Tani nuk e kuptoj, se si perpiqesh ti qe ti ngresh moralin dhe reputacionin me zor, dhe qahesh se po i neperkemb Edi Rama.
Ha, ha, ha.. Enver Robelli. Me vjen keqe qe harxhon kohen kot. Edhe ne me ty, gjithashtu!