Nga Edi Rama
Po pse qenkan ofenduar gazetarët nga unë? Sipas tyre po edhe sipas të tjerësh, në kazanin mediatik e në atë politik, i paskam fyer sot pas seancës së Kuvendit!
Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste!
Padiskutim ata janë në të drejtën e tyre të mos kuptojnë atë që thonë ose të thonë me qëllim gënjeshtra e budallallëqe. Janë në lirinë e tyre të dëgjojnë siç u bëjnë veshët apo kur nuk e dinë diçka, të mos përpiqen as ta mësojnë. Janë në punën e tyre që ta bëjnë punën duke shkelur me këmbë çdo normë e rregull bazik, të një profesioni aq fisnik e të vështirë njëkohësisht.
Por as ata – dhe këtu nuk flas, siç nuk fola as sot thjesht për gazetarët e terrenit, po e kisha dhe kam me të gjithë ata që lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar – dhe as kushdo tjetër, nuk më ndalon dot mua të shpreh opinionin tim; qoftë për turpin që i mbetet kujtdo që e shtrembëron, shkel apo shkatërron të vërtetën nga pozitat e gazetarit, duke më vënë në gojë gjëra që s’i kam thënë dhe jo vetëm; qoftë për paditurinë që shfaqet brutalisht nga mëngjesi deri në darkë, si liri dhe e drejtë për të dhunuar lirinë e të drejtat e tjetrit, në emër të profesionit (kur je gazetar je ëngjëll, kur je politikan je djall, prandaj o burra bjeri t’i biem kujt të duam se brenda jemi); qoftë për transformimin e urës së komunikimit mes politikës e publikut, në një grykë thashethemnaje frenetike, ku nuk e merr vesh i pari të dytin!
Kështu që kush është ndjerë i ofenduar, të mos keqkuptohet. S’kam ofenduar askënd dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar. Thjesht dikush, unë në këtë rast, u ka thënë në mexhelis se çfarë mendon për punën që kanë bërë tërë këtë javë, në raport me qëndrimet e mia e të Partisë Socialiste.
Vetëm një gjë: Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë?
Z. Rama!
I ke dhene mesimin e duhur atyre qe e meritonin.
Po te shohesh kush eshte ofenduar,do kuptosh se ke pasur te drejte.
Te bene pershtypje qe keqkuptohet Bejtja,Sonilaaaaa,Bushatiiiii.
Kokat e budallallikut ne gazetarine shqiptare.
Nese do bojkojtojne tju marrin ne interviste,do shpetosh nga lukunia e budallenjve!
U dhe nje mesim te mire. I sulmuar nga gazetaret ishte Kryeministri.Cilesi duhet te kerkohet edhe te lajmi qe percjellin gazetaret. Mjaft me me budallenj qe nuk dine te bejne asnje pyetje, qofte edhe provokative. Inteligjenca e gazetareve le shume per te deshiruar.
Rama ka te drejte te kritikoje ke te doje, ti quaje te pa afte, si opoziten, mediat, shqiptaret e varfer…gjykatesit, prokurorine…pra thuajse çdo gje qe egziston ne Shqiperi, perveç qeverise se tij dhe PS qe po ai drejton!!
Kam qene per Ramen kur ishte ne gare kundra Berishes, sot Rama, fatkeqesisht per shqiptaret eshte dalldallisur dhe eshte shnderruar ne rrezik per shqiptaret.
Investime te huaja direkte ne Shqiperi nuk ka.
Kriminaliteti ka arritur kulmin, njerzit vriten ne mes te dites ne qender te qyteteve dhe autoret ikin ne drejtim te pa ditur!
Trafiku i droges eshte ne kulmin e tij.
Papunesia ka pushtuar shoqerine shqiptare dhe Rama nuk ka asnje plan per ta ulur.
Shqiptaret sot largohen te pa shprese me dhjetra mijera ne vit nga Shqiperia rrugeve te botes si rrefugjate!
Vellai i Rames, Olsi Rama ka braktisur Ameriken dhe nje page 5 mije dollare per tu rikthyer rrugeve te Tiranes si i pa pune, ne nje kohe qe shqiptaret braktisin Shqiperine!!!
Si more ja paska bere mire Rama gazetareve!!! Ka gazetare legena, injorante, te korruptuar, po nuk mund te quash kazan apo plehra nje profesion te tere, vetem pse jane kundra teje!! Rama eshte rrezik per Shqiperine, dhe eshte pergjegjes pasi perballe kemi nje opozite te kalbur me nje palaço si Basha.
E verteta dhemb ,dhimbja shkakton reagim.Kujt i dhemb me shume ,reagon edhe me shume.Ky eshte edhe thelbi i thenieve te Rames dhe reagimeve te atyre qe u ndjene te ofenduar.I paafti nuk pranon qe eshte i paafte,si hajduti qe s’pranon ta quajne hajdut,e saliu s’pranon ta quajne kriminel.
ju lumte te pakten te mesojne.te flasim.pyesin shkruajne e analizojne nje ngjarje apo fenomen la genjyer e mashtruar por te verteten pa denigruare asnje me pushtet apo qytetar i thjeshte .disa tv e portale jane kethyer si propogandues te nazizmit apo t errorizmit duke hedhur balte Mib kedo qe eshte kunder tyre shqiperia ka plote difekte por eshte kethyer nje vend normal.kushdo qe thote brockulla e ben krahasime me lloj lloj pislleqesh tregon se ka humour arsyen apo interesa fitimi pushteti pasurie .edi i ka mundur kundershtaret disa here e do ti mund edhe 100 here se punon.mendoj ne interes te shqiperise e ka mbeshtetje e s humices se shqipetareve
.
Ky eshte brilliant! Bravo
E kishte drejte Mero kur thoshte nuk mund te merreni me Edin, se nuk mund ta mundni kurre ne fushen e tij
Ekzakt Z.Kryeminister
Dhe kaq e kan pak kta te ashtuquajtur gazetar…qe flasin sikur jan te kafja e lagjes…rrroma per toma , pa e ven trurin fare ne pun , pale pastaj mos flasim per llogjiken e shtrembet te shum prej tyre.
??. I dhjeve fare!
E humbën si XHAFERI!?
Zoti Rama, prandaj te votoi populli se je ai qe na duhet sot.
faleminderit!
Jetoj ne nje vend perendimor dhe i ndjek emisionet e tv-ve ne Tirane dhe me irritojne sidomos disa gazetar dhe analiste qe jane shume partiak qe, kur i krahasoj me emisionet stacioneve ketu them: cfar bej qe shkoj te degjoj keta idiote qe meritojne cdo fjale ofenduese por jo te gjithe. Eshte teper irritues ai tullaci qe drejton “opinion”, studio e hapur etj. Por gazetaret e stacioneve tv-ve u sherbejne pronarve, qe jane qe te gjithe me pikepyetje te madhe se si jane dhe cforma kane perdorur dhe perdorin per ta mbajte hapur keto tv. Zoti kryeminister e verteta qe u ke thene ketyre lepiresave te pronarve te mediave per ta eshte ofendim. Ata dhe opozita pa perjashtim perfshi edhe ato jashteqitja e ps, pra LSI me ate lopen kryetare sa me shume flasin tregojne se kush jane dhe qe jane qelbesirat e asaj shoqerie. A ka me kriminel se sa ata qe e shkaterruan ate vend me ekonomi, arsim, shendetesi, terren fushor e malor, pyje, lumenje, bregdet, bile edhe vrane dy here, nje here ne Shkoder 4 veta dhe po 4 ne bulevard ne Tirane pa llogarit vellavrasjet, hasmerite qe futen nga Tropja( qe jane mbi 100 djem e burra te vrare ) e cdo rreth te Shqiperise. Kjo eshte rruga e tyre: shkaterro, vjedh, vrit, percaje e deri ne tradheti kombetare qe dihen dhe vijne cdo te enjte ne parkament dhe degjojme keta bajga, kriminel hajdut e tradhetar. Gazetaret , mediat ne pergjithsi , prokuroret dhe gjygjtaret jane te Sali Berishes. Vetem kur Zoti ti marre frymen ketij, ne shqiperi do te filloje qetesia dhe normaliteti.
Gazetaret ne shqiper Jane sahan lepires .injorant te tere jane
vetem nje pyetje kush me pergjigjet,?kur sundonte kapobanda (sali birisha)kush nga keta gazetarucet bertiste siç bertet sot: kjo tregon mos ju jep doren se te marrin ka…..in
Troc ,qarte,sakte , ne fund te fundit e meritonin se flasin jo si gazetare por si politikane.
pse nuk i publikoni komentet
A me ta lumsha….c ua bere mire…me te trash se ca aty me ato mikrofonat ne dore nuk behet…u ngaterohet goja sa shpesh me vjen turp mua kur i degjoj…komplet injorant e te pa artikuluar
Pse jane gazetare mendojne se jane te paprekshem..! Po kur dezinformojne , cfar epiteti u duhet vene..? Shumica e gazetareve jane pa dinjitet e pa kurriz.
Nuk ka gazetare sot per sot Shqiperia,per deri sa ligjin ne media e bejne ca sharlatane qe jane shpallur “analiste”,nje zanat ky i pa degjuar me pare,i pa licensuar ,por qe u jep te drejte vetes te shpallen kompetente ne cdo fushe te jetes!
Per me teper,keta zorzope jane ndare ne dy grupe:
-Nje pjese jane ushtare te PD-se ,te afte te justifikojne te gjitha krimet e tyre,ndersa pjesa tjeter mbeshtesin PS-ne!
Asnje prej tyre nuk del nga istikami i caktuar qe ne fillim!
Zagaret e PD-se prej 27 vjetesh lobojne per PD-ne,edhe pas vrasjes tragjike te 26 fshatareve ne Gerdec,edhe pas pushkatimit pa gjyq te 4 protestuesve ne 21 janar,edhe kur u vodh floriri i Krrabes,edhe kur doli Meta me ze e figure duke bere pazarin e korrupsionit,edhe kur u shit deti nga Basha etj!
Asnje nga kelyshet e PD-se nuk ka thene qofte edhe nje fjale per krimet e pa numerta te Berishes,per 27 vjet me radhe,bile as atehere kur u shiti nafte krimineleve serbe te Milloshevicit per te gjakosur kosovaret e boshnjaket!
Per cfar mundohen shumice ga etarve Z.Robelli ?
Ata shquhen per shpifje e trillime,
Ata kan ne shkrimet e tyre shume baltosje,fyerje.dhe pa saktesi dhe disiformim.
Ata gjejne rastin te shpifin per te shpetuar opoziten nga laku qe ka ne fyt nga vetingu.
Ajo(medja) nxjer perfitime duke u paguar shtrenjt nga te koruptuarit e vertet qe Jan:Sali B.familjarishte,Ilir M….,Monika Kryemadhi,F.Medihoxha,etj.etj.
U desh thene se po qelbej shume pelllgu.
I dëgjova me vëmendje të gjitha përgjigjet që iu dha Edi Rama pyetjeve të disa çupkave hiç gazetare. Përgjigjet ishin të drejta, të sakta dhe të mençura. Ato përgjigje duhet t’iu vlejnë stafeve drejtuese të mediave vizive e të shkruara, që përzgjedhjen e gazetarëve ta bëjnë me mend në kokë e me kritere profesionale dhe etike pasi sot për sot gazetarët tonë përgjithësisht janë aty ku thërret qameti, ose thënë troç janë në nivel mizerabël.
Mire u a bere Edi, jane servile te pa pare nje pjese e madhe e gazetareve tane
Bravo! Nuk te simpatizoj per shume gjera por kete here ke shprehur ne menyre brilane mendimin e shumices dermuese te Shqiptareve normale qe i kane sjelle ne maje te hundes ato paçavure mediatike qe po na bejne te urejme dhe televizorin. Vetem se duhet te mereshe me shume me ata qe i paguajne per te lehur se ata nuk paguajne nga paditurija por me qellime thellesish te caktuara.
Shiko qfar thot populLi per ty more legen na e qave by then pederast
Ju dhe ate qe deshin , t’u thuash te verteten s’eshte ofendim . Kaq gje e dine mire gazetaret , nqs jane gazetare .
Nuk e kuptoj merzine e gazetareve, te cilet nga mengjezi ne mbremje, thone e cfare nuk thone dhe sduan tia dine se cfare te drejtash dhe lirish individuale cenojne. Fyejne, shajne, intrigojne, thashathemnojne duke vene ne gojen e tjetrit mendime dhe fjale qe atij si ka shkuar kurre ne mendje ti thote. I ngjisin veprime dhe mosveprime kriminale qe dikujt si ka shkuar kurre ne mendje ti beje. E perse na u fyen gazetaret e terrenit ?. Njeri nder ta pyeti Kryeministrin e vendit per cfare deshi te dinte. Ndersa Kryeministri i vendit ju pergjigj gazetarit per cka ai deshte te degjonte gazetari. Ku eshte fyerja ketu. E kunderta eshte fakt. Gazetari abuzoi duke e konsideruar KM te lidhur me krimin. Ndersa KM thjesht i tregoi erresiren e budallallekut te tij si gazetar dhe si media e porositur diku. Do pyesja cdo gazetar te ketij vendi? Kush eshte me e rende akuza se je kriminel, pa asnje prove, apo fyerja, sipas disave, se je budalla, me te gjithe arsyet e mundshme per ta quajtur te tille. Ne vleresimin tim akuza penale eshte me e rende se fyerja. Nuk ka pyetje te keqe, ka pergjigje te keqe, mbrohen pergjithesisht gazetaret. Atehere le ta leme publikun te gjykoje kush eshte ne te drejten e tij Gazetari, apo Kryeministri.
Degjo zoti Kryeminister! Qe te kam votuar besoj se nuk kam bere gabim. Une shoh mire se pjesa me e ndyre e njerezve te ketij shteti, fatmiresisht ne minorance, eshte derdhur per t’ u hakmarre kunder teje per dy aresye:
E para: se i munde me turp te gjithe.
E dyta: se kishim mbi 25 vjet qe degjonim fjalen reforme, qe prej bandave qe kane udhehequr para 2013-es e konceptonin kete fjale magjike vetem ne zvendesimin e kundershtareve.
Reforma u bene vetem keta vitet e fundit. Po bandes nuk i erdhi mire se u shkaterrove folene grenzave. E fillove bukur qe diten e pare me 19. 09. 2013 me zvendesimin e Bujar Nishanit me babain e kombit Ismail Qemalin dhe vazhdove me te tjera qe keqbersit s’ duan t’ i shikojne.
Mos e vrit mendjen. Vazhdo. Po ate Sonilen ta kishe kursyer se eshte e “bukur”, se eshte ne hall pa Bolinon…
Nga viti i larget 1992 e deri me 19 shtator 2013 nuk pame reforma, por vetem shkaterrim te punes se nje populli te tere per 40 vjet. Tani jemi i vetmi shtet pa industri, pa bujqesi, por vetem me “industrine” e shitjes se farave te lule diellit dhe misrit te pjekur. Reforme do te thote “forme e re” per te ecur perpara. Pra me me pak forca te behet pune me me rendiment. Kete 4 vjeçar qe pame e po behen reforma “kazani mediatik e politik” eshte derdhur per t’ i shperbere.
REFORMA
Njëçerek shekulli reklamuat reforma
turpi u mbuloftë për këtë mashtrim,
ku i mësuat këto poshtersi e dogma
që u punon mendja prapësi e krim.
Emisione pa fund nga drejtues “shkëlqimtarë”,
trumbetojnë parajsën që del nga reforma;
po të ishim siç mendoni sadopak të marrë,
këta gjakësorë do t’ i kthenim në kufoma.
Këto janë të famshmet ndryshimet tuaja
të lini njerëzit në batak, pa bukën e gojës,
vendi të bëhet shesh ku mafia të luajë
dhe të hyjnë tek ne plehrat e botës.
Shndërrimet duhet të shfaqin diçka të re
që jetë të pasur të ketë në “qymez”,
jo të fluturoni me presh gjer në rê
ato më mirë do t’ i bënte një këndes.
Mburrni kryeveprën që bëri reforma
e vendin zhur e futi në rrugën e tmerrit,
i daltë shpirti me tmerr dhe kufoma
vaftë në rrethin e tetë të Dante Aligerit.
Nga Shqipëria e bukur e ekraneve me ngjyra
dhe fjalimeve të majmunëve me frak,
korrupsioni endet pambarim nëpër zyra
vendi i shqiponjave zhytet në mjerim e gjak.
Kur do të marrë frymë lirisht rinia,
ku është ajo e dielltë që u shfaq dikur?
Prej saj duhet të ringrihet Shqipëria
me të flaktin e Ismail Qemalit, flamur.
Pse talleni kaq egër me fjalën “reforma”
kjo fjalë e magjishme të resë i përket,
ju mashtroni sikur ne jemi ca kufoma,
kufoma jeni ju, që as dheu s’ ju tret.
Kjo fjalë na është bërë si kolerë
po rrufeja do t’ u godasë fort në kokë,
zot’ i madh do t’ ju degdisë në skëterrë,
që dielli të mos u ngrohë më mbi tokë.
Kjo fjalë e bukur goditi kundërshtarë,
e shkatërroi njeriun kjo fjalë e bukur;
kjo fjalë e stisur na hoqi zvarrë-zvarrë
si qengjin e pafajshëm kur e grabit ujku.
Dhe nënqeshni tërë hipokrizi e smirë
që të maskuar pas fjalës reformë,
jetën e kundërshtarit e kini nxirë
veç populli e zhduk këtë dogmë.
EDO je ne rregulle! Bjeru me shume qe te te kuptojne me mire! ne fund te fundit je i Pari dhe te kemi dhene voten qe te te degjojne thashethemexhinjte dhe mos u lere kohe por goditi prape. Punen tende e sheh nje populle i tere dhe jo 10 te ashtuquajtur gazetare qe presin fundin e muajit per te marre rrogen!
Shum mbrapsht e kemi mar demokracin. Liria jote mbaron aty ku cenohet liria ime. Mbi kete parim behen ligjet e demokracis. Po te kishit bere ligjin e medias sic e ka gjith bota, as ti e as ne sdo na ishte car koka me palaco ne tv. Fatosi i mori leket nga media franceze per lajm pa prova. Ne do bejm te pakten ligjet si ata, pa kismet zbatimi
Ndersa lexova me kujdes kete shkrim nuk e di pse me cfaqej here pas here fytyra e Shkullakut. Une jam nga ata qe skam pasur kurre nje mikrofon per ti thene Shkullakut, Gjekmarkajt, Leles e kompani te njejtat fjale si ne shkrimin nga ku mora shkas.
Ka 27 vjet qe na deformojne lajmin ndersa bllaciten mihaneve ne menyreb me te neveritshme.
Le te jete kjo era i revoltes popullore kundra dizinformatoreve te maskuar ne gazetare
@Rama
Po ti kush je, qe paske te gjitha te drejtat e opinioneve ne Shqiperi?
Sado te paafte apo te korruptuar qe jane shumica e gazetareve, Ty nuk te lejohet te tallesh, ofendosh dhe gjykosh nga pozita e podiumit te kryeministrit. Ne nje vend demokratik, ti sot do kishe varur teneqen e doreheqjes..
E ndjek median pothuajse per dite. Kohet e fundit nga disa media shoh qe bejne perpjekjet maksimale per te deformuar me cdo menyre fjalen e lire dhe lajmin, e kjo me nervozon se tepermi. Si ka mundesi qe gazetarja te kerkoje me ngulm arrestimin e ish ministrit? A nuk mund te japi mendimin e saje me qetesi, ashtu sic e mendon. Si ka mundesi qe disa gazetare (sidomos gazetare) nuk i lene radhe bashkebiseduesit per te folur duke nderhyre vend e pa vend? Me skandaloze eshte deformimi i intervistes se Hoyt Brian Yee dhene Zerit te Amerikes nga Prishtina. E degjova me vemendje intervisten direkt nga Zeri i Amerikes, po cfare te shohesh e degjosh ne mediat tona. Pothuajse te gjitha mediat sot e kishin deformuar fjalen e Yee, apo e citonin vetem pjesen qe u interesonte gazetareve per te mbeshtetur mendimet e tyre aspak profesionale. Po a nuk te indinjon ky qendrim i disa mediave (gazetareve). Mendoj se gazetaret duhet te lene politiken e te punojne me profesionalizem per ti sherbyer ketij vendi e jo partive politike. Partite kane mediat e tyre te cilat vetem media publike nuk mund te quhen.
Me qe behet fjale per opinion mua qeveria jote me duket si botet fekaleve qe pastrojne gropat septike te Mali Robit