LSI i kërkon llogari Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka: Pse radarët nuk punuan për 3 vite?

26 Tetor 2017, 11:55Politika TEMA

Në një reagim në faqen e tij të ‘Facebook’, Luan Rama ka pyetur ministren e Mbrojtjes, pse nuk tregon faktin që për tri vite radarët ekzistues nuk punonin.

Reagimi i tij erdhi pasi parë ministrja Olta Xhaçka njoftoi se do të blihen radarë të rinj.

Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!

Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!

Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!

Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!” – shkruan Rama.

3 komente në “LSI i kërkon llogari Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka: Pse radarët nuk punuan për 3 vite?”

  1. Fatosi-kosove says:

    Luan per kete dhe shume krime tjera pyete sali berishen e lul bashen por edeh ilir meten dhe Monika kryemadhin,pasi dihet se sali berisha e lul absha kontrollojne gjykatat dhe lazaratin e drogen dhe krimin e vrasjet edhe ilir meta me moniken ishin pjese e qeverise edhe ne tre vjetshin e kaluar edhe para tre vjete,prandaj doemos edhe ti si zedhenes i tyre duhet te kesh shume hise ne kete pune.

  2. Flamur says:

    E more Rama por edhe ti ishe në qeveri ato vite, perse nuk e pyete atëherë.

  3. saliqeni says:

    Po ju ne qeveri keni qene . Pse nuk keni kerkuar llogari ne ate kohe,apo beni se ju iku pushteti?
    Plehra te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje