Shtohen alternativat për udhëtimet me avion, më shumë shoqëri ajrore në 2017-n

27 Tetor 2017, 11:56Ekonomia TEMA

Në muajin Shtator, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 267.104, duke u rritur 24,4 %, krahasuar me Shtator 2016, ka raportuar INSTAT. Numri i shoqërive ajrore në shtator të 2017-s  u rrit me 36% duke regjistruar 19 shoqëri ajrore. Në të njëjtën periudhë një vit më parë operonin 14 shoqëri ajrore.

Në nëntëmujorin e 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 59,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, nëntëmujorin e 2017 është 2.008.811, duke u rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Shtator 2017 është 170.161 persona, krahasuar me Shtator 2016, ky tregues është rritur 21,3 %.

Në nëntëmujorin e 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 1.290.481 pasagjerë, duke u rritur me 19,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transporti i mallrave, mbizotëron transporti detar

Sipas statistikave të INSTAT volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shtator 2017 është 358 mijë ton. Krahasuar me Shtator 2016, ky tregues është rritur me 14,3 %. Në nëntëmujorin e 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.977 mijë ton, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Porti i Durrësit zë 91,4 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës Janar – Shtator 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2,2 mln ton – kilometër, duke u rritur me rreth 5 herë krahasuar me Shtator 2016. Në nëntëmujorin e 2017, ky volum është 18 mln ton- kilometër, duke u rritur me rreth 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në muajin Shtator 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është184 ton, duke u rritur 7,6 %, krahasuar me Shtator 2016.

Në nëntëmujorin e 2017, me ajër janë transportuar 1.662 ton mallra, duke u rritur 3,0 %, krahasuar me nëntëmujorin e 2016. Numri i fluturimeve të kryera, në Shtator 2017, është 2.390, duke shënuar një rritje me 12,5 %, ndaj Shtator 2016. Në nëntëmujorin e 2017, janë kryer 18.266 fluturime, duke u rritur me 11,3 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

2 komente në “Shtohen alternativat për udhëtimet me avion, më shumë shoqëri ajrore në 2017-n”

  1. shqiptari says:

    MIR mer mir po rritini dhe pak çmimet e biletarve per avjonin dhe tragetet se shum lir jan , amon mer se kemi biletat me te lira ne gjith planetin ,mos na rrespektoni kaq shum se e dim qe per ne munoeni ju dhe menoni dit nat per ne ,se aq te lira i keni lon biletar e avjonit e te tragetit ,sa na vje zor me hyp dhe po i bim si kristofor kolombi nga kroacia me ar ne SHQIPNI.

  2. shqiptari says:

    MIR mer mir , po rritini dhe pak çmimet e biletarve per avjonin dhe tragetet se shum lir jan , amon mer se kemi biletat me te lira ne gjith planetin ,mos na rrespektoni kaq shum se e dim qe per ne munoeni ju dhe menoni dit nat per ne ,se aq te lira i keni lon biletar e avjonit e te tragetit , sa na vje zor me hyp mer jahu dhe po i bim si kristofor kolombi nga kroacia me ardh ne SHQIPNI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje