Mattis paralajmëron Korenë e Veriut

28 Tetor 2017, 20:50Bota TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjëherë një Kore Veriore të armatosur me armë bërthamore. Jim Mattis tha sot në Seul se programet agresive të zhvillimit të armëve dhe raketave bërthamore nga Pheniani po minojnë sigurinë e koreano-veriorëve. Drejtuesit amerikanë dhe koreanojugorë të mbrojtjes thonë se kanë opsione ushtarake dhe masa frenuese të mjaftueshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Duke folur për gazetarët sot në Seul pas takimit vjetor të Këshillimit të Sigurisë (SCM), Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe regjimi i tij kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e Republikës së Koresë.

Mattis gjithashtu mohoi mundësinë se Shtetet e Bashkuara mund të pranojnë Korenë e Veriut si fuqi bërthamore.

“Pra, përpjekjet tona të përbashkëta pengojnë atë lloj kërcënimi dhe na japin opsione ushtarake, shumë opsione të ndryshme ushtarake që realisht do ta zvogëlojnë këtë rrezik sa më shumë të jetë e mundur. Dhe po, ne i kemi këto opsione” tha ai.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut Song Young-moo tha se aleanca do t’i përgjigjet ashpërsisht provokimeve të Koresë së Veriut.

“Unë duhet të riafirmoj se është më mirë të mos kemi dislokim ushtarak, duke parasysh mirëqënien e vendit tonë. Gjithashtu, në qoftë se pyetem nëse ne mund t’i përgjigjemi provokimit bërthamor të Koresë së Veriut, mund të them se kemi kundërmasa të mjaftueshme” tha ministri koreanojugor i mbrojtjes.

Ishte hera e parë që Sekretari Mattis dhe Gjenerali Joseph Dunford, Shefi i Shtatmadhërisë amerikane kanë zhvilluar konsultime vjetore me zyrtarët e mbrojtjes të Koresë së Jugut që nga inaugurimi i Presidentit të ri Mun-Jae-in dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

1 komente në “Mattis paralajmëron Korenë e Veriut”

  1. goni says:

    Shefi i Mbrojtjes se Amerikes paralajmeron Koren e Veriut,ruju.Por qdo te thote ruju?Ruju do te thote ,terhiqu,mos kerceno,ske te drejte.Por pse shet mend Ameriika,me Koren e Veriut(Koreja e veriut eshte nje Shtet i vogel,dhe nje ballafaqim ushtarak,don te thote rravshimi me token i Kore se Veriut per nje periudhe rrekord).Pra pse shet mend Amerika? Pergjigja eshte se Amerika nuk shet mend,sepse pas Korese se Veriut,qendrojne Tigrat e Azise,si dhe Goliati Boteror! Urrejtja per Ameriken,eshte e pajustifikuar,por gojet flasin dhe nuk demtojne,sepse kta goj qe sot shajne neser Lavderojne,kta goj qe nuk i perkasin organizatave latente,Shteteve te fuqishme,le te flasin,sepse kjo nuk eshte urrejtje,sepse vepra e ktyre gojve,nuk eshte e pranishme ne aksijone kunder Amerikes,tjeter gje eshte tek gojet,me ndikim,qe kan pas veti,Miljona simpatizant,qe po tu jipet urdheri edhe veprojne,dhe godasin,ne qdo vend te Botes,si dhe ne Amerike! Pra shikoni me kujdes,Tigrat e Azise,Kina,nje pjes e Europes(spo jap emra Shtetesh),Nje pjes e Afrikes(spo jap emra Shtetesh),nje pjes e Amerikes Latine(spo jap emra Shtetesh), Nje pjes e lindjes se aferme,dhe te mesme(spo jap emra Shtetesh)pra krejt kjo fuqi kolosale,eshte kunder Amerikes.Shtrohet Pyetja,pse kunder Amerikes.Ti marrim me radhe,Tigrat e Azise,u mbeshteten nga Amerika,dhe tash,kerkojne autonomi(pavarsi,dhe nuk deshirojne ndikimin Amerikan),Kina,kerkon te marre rrolin udheheqes ne Bote(ka pas mbeshtetjen e Amerikes ne teknologji,si dhe ka kopjuar patenta Amerikane,dhe tashme hedh poshte me vendosmeri,kto qeshtje,dhe thot nuk eshte e vertete),Nje pjes e Eurupes,dhe ketu perfshihet edhe nje pjes e Rusise,kerkojne zvogelimin e rrolit udheheqes te Amerikes,dhe per ndihmen qe u ka dhene Amerika,nuk dun tja din,me arsyetimin,se na dha ndihme per te fituar vete,qe nuk eshte e vertete,e njejta gje qendron me nje pjes te Vendeve te Afrikes,si dhe te nje pjes tge Vendeve te lindjes se aferme e ge Larget! Po keshte eshte edhe me nje pjes te Shteteve te Amerikes Latine! Pra Amerika eshte ne dileme,dhe kjo me te drejte,sepse po tu shtosh ketyre Shteteve,edhe rrebelet e brendshem te Amerikes,atehere,del se fuqija kunder Amerikane,eshte e llahtarshme.Kta Shtete pretendojne se po te rrezojne Amerikan,nga rroli udheheqes Boteror,Bota do te ket qetesi,dhe punet do te shkojne mire.Por kjo nuk qendron nuk eshte ashtu,Bota nuk mund te kthehet prapa,dhe Propaganda kunder Amerikane,eshte nje llafollogji,gjithashtu,presupozohet, se nuk shkojne punet me mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje