Pas marrjes së kontrollit direkt nga Qeveria e Spanjës e cila ka shkarkuar qeverinë separatiste në Katalonjë, ka reaguar ish presidenti i rajonit, Carles Puigdemont. Ky i fundit tha në një deklaratë se do vazhdojë të bëjë opozitë kundër marrjes së sundimit direkt nga qeveria spanjolle. Ai bëri thirrje se do vazhdojë të punojë për një vend të lirë dhe demokratik.
Ndërkohë Qeveria spanjolle ka njoftuar se zgjedhjet në rajon pritet të mbahen 21 dhjetor.
“E kam shpërndarë parlamentin e Katalonjës dhe kam shpallur zgjedhje për 21 dhjetor në këtë rajon. Një ditë më parë, presidenti i Katalonjës e kishte rastin e fundit për ta kthyer gjendjen legale dhe t’i thërras zgjedhjet. Kjo ishte ajo që shumica e madhe e popullit në Katalonjë e kishin kërkuar. Ai nuk donte ta bënte këtë. Prandaj, qeveria e Spanjës do të ndërmerr masa për ripërtëritjen e ligjshmërisë”, tha kryeministri spanjoll Rajoy më herët.
Departamenti amerikan i shtetit tha se Katalonja është pjesë përbërëse e Spanjës dhe se Uashingtoni i mbështet masat e qeverisë së Spanjës për ta mbajtur Spanjën unike.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka shkruar në rrjetin Tëitter, pas deklaratës së pavarësisë, se për BE-në “nuk ndryshon asgjë”.
Ai, po ashtu, ka theksuar se BE-ja vazhdon të kontaktojë vetëm me Madridin dhe “shpreson se qeveria spanjolle e favorizon forcën e argumentit e jo argumentin e forcës”.