Njerëzit në Zvicër dhurojnë më shumë për organizatat joqeveritare klasike se sa për nismat dhe fushatat politike.
Këtë e tregon një studim i ri, i cili merret me donacionet online në vitin e kaluar.
Për aktivitete politike zviceranët kanë dhuruar mesatarisht 79 franga në vit, ndërsa për organizata të tjera 125 franga.
Në krahasim me vitin 2015 kjo është një rritje për 14 franga apo 12 për qind. Këto shifra burojnë nga studimi mbi donacionet digjitale të zviceranëve, të cilin e ka zhvilluar ofertuesi i marketingut online RaiseNow. (dp)