Meksikë, dje u mbajt parada e “Dia de Muertos”. Parada shumë-ngjyrëshe i ishte dedikuar 228 personave të vrarë në tërmetin e rëndë që preku vendin në shtator të këtij viti.
Dia de Muertos, ose Dita e të Vdekurve, është një festë Meksikane disa ditore, e karakterizuar nga mbledhjet mes miqve dhe familjarëve për t’u lutur dhe për të kujtuar miqtë dhe anëtarët e familjes që kanë vdekur dhe për t’i ndihmuar ata në udhëtimin e tyre shpirtëror.
Qëllimi është inkurajimi i vizitave të shpirtrave, që ata të dëgjojnë lutjet dhe komentet e të gjallëve që u drejtohen atyre. Festimet mund të marrin edhe tipare humori, pasi festuesit kujtojnë ngjarjet qesharake dhe anekdotat rreth të afërmve që nuk janë më mes tyre.