Të paktën 13 oficierë policie kanë vdekur gjatë një sulmi të talebanëve në Afganistan.
Zyrtarët kanë njoftuar se kryengritësit e armatosur sulmuan mëngjesin e së dielës (29 tetor) komisariatin e policisë në rrethin Khan Abad të provincës së trazuar të Kunduzit.
14 punonjës policie po ruanin postën e policisë kur ndodhi sulmi por një nga oficierët arriti që të largohej. Talebanët morën në vendgjarje armët, municionet dhe një automjet të blinduar ushtarak.
Sulmi i sotëm, erdhi një ditë pasi zyrtarët afganë konfirmuan se kryengritësit kishin vrarë të paktën 9 punonjës policie në provincën lindore Ghazni.