Qeveria spanjolle “fton” liderin katalanas të marrë pjesë në zgjedhje

29 Tetor 2017, 10:35Bota TEMA

Qeveria qendrore e Spanjës ka ftuar udhëheqësin katalanas Carles Puigdemont që të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për rajonin.

Ftesa për pjesëmarrje vjen pas sfidës që i shpalli lideri katalanas qeverisë qendrore për një “opozitë demokratike”.

BBC raporton se qeveria e Madridit ka votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parlamentin rajonal si dhe fton liderin e shkarkuar Puigdemont të marrë pjesë në to. Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme janë përcaktuar të mbahen në 21 dhjetor.

Madridi zyrtar i hoqi autonominë Katalonnjas, pasi parlamenti rajonal votoi pro shpalljes së pavarësisë.

Spanja është përfshirë nga një krizë kushtetuese, pas referendumit të pavarësisë të organizuar nga qeveria separatiste e Puigdemont.

Për qeverinë qendrore, referendumi është realizuar në kushtet e antikushtetueshmërisë dhe më pas e shpalli të paligjshëm.

1 komente në “Qeveria spanjolle “fton” liderin katalanas të marrë pjesë në zgjedhje”

  1. Vedi says:

    Heqja e autonomise eshte akt antikushtetues i tipit Frankoist. Autpnomia duhet te perforcohet me thellimin dhe zgjerimin e procesit te demokratizimit te shtetitSpanjoll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje