Deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka ironizuar me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen ‘Tahiri”.
Ndër të tjera shkruan se Edi Rama po kërkon prova dhe fakte për Saimir Tahirin , ndërsa sipas tij fakti është brenda. Me anë të animacioni ai përshkruan të gjithë situatën e ndodhur në lidhje me këtë çështje brenda PS.
Statusi i plotë i Nard Ndokës:
Fakti është brenda!
Në kohën e Dullës, një familje oficerësh nga Tepelena jetonte në Shkodër. Burri kap gruan në flagrancë me sekretarin e partisë së lagjes. E padit në polici dhe paraqitet në gjykatë.
Gjykatësi e pyet: “Shoku Petrit, na trego rrethanat dhe provat”?
Petriti përgjigjet: “Shoku kryetar, shkova në shtëpi më herët se zakonisht dhe gjeta shokun Xhemal me gruan, në dhomën e gjumit, në krevat, të zhveshur..!
Gjyqtari pyet sërish: “Po mirë, po prova ku është, fakte dua, ku është fakti”?
Petriti mundohet të shpjegohet më qartë: “ishin lakuriq, shoku kryetar, shoku Xhemal ishte sipër”..!
Gjyqtari nuk bindej dhe këmbëngulte akoma: “Prova, fakti ku është”?!
Petriti: “Fakti ishte brenda shoku kryetar”! ?
O Nard Ndoku. Kur do ta kuptosh nje dite se je deputeti me trap qe ekziston ne parlamentin shqiptar.
pse mor gomar ato qe I kan ndodhur babes tend ja delegon tepelenasve .thuaje drejt e jo te transformosh personazhet . xhemali ishte vertet nga tepelena dhe punonte ne degen e brendeshme kurse ai tjetri sqe officer per kete jam I sigurt por nuk bjam I sigurt se ish baba I jot o kar me zile
Ky eshte kafsh politike.po kur ben dhe humor…ky eshte vet parodiku..