Ka pasur debate brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, jashtë kamerave të transmetimit live të fjalës së kryeministrit në këtë grup nga ERTV (Tv i kryeministrit në facebook) dhe pas largimit të kryeministrit Edi Rama.
Gazetarët raportojnë se deputetët janë ankuar për marrëdhëniet me ministrat.
“Ministrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash” mësohet të ketë thënë deputeti Pjerin Ndreu.
Ndërsa deputetë të tjerë që janë akuar kanë qenë edhe nga deputetët Vullnet Sinaj, Mimi Kodheli e Xhemal Qefalia