VIDEO/ Projekt-buxheti 2018, Rama ka një lajm të mirë: Ja çfarë synojmë...

30 Tetor 2017, 09:29Politika TEMA

Axhenda javore parlamentare dhe qeveritare ishte ne qender te mbledhjes se sotme te kabinetit qeveritar dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ne oren 09:00 nisi mbledhja e hapur e grupit parlamentar socialist, ku Rama ka mbajtur fjalen e tij duke u fokusuar te buxheti.

“Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duuhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime” tha Rama.

Ai theksoi se ‘për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në fuhknsiuon të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm’.

Sipas Rames, buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”.

“Projekti shkon në harmoni me teknikën tonë të 4 viteve për të miratuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, e nisëm me zero, sot jemi në katërfish. Mbetet shifër për shumëkënd, pasi nuk prek ende si duhet pozitivisht familjarët, kjo është arsyeja pse kemi vendosur, për të kaluar 5% duke pasur të qartë se kjo do të thotë rritje për cdo familje”- tha Rama.

2 komente në “VIDEO/ Projekt-buxheti 2018, Rama ka një lajm të mirë: Ja çfarë synojmë…”

  1. denisa says:

    Bravo qeverise per hartimin e nje buxheti te pergjegjshem dhe serioz, me nje buxhet si ky eshte e sigurt zbatimi dhe mbeshtetja e reformave qe jane ne proces e siper duke iu pergjigjur garancise per te realizuar keto reforma me nje mbeshtetje te domosdoshme financiare, ne kushtet e vendit eshte nje buxhet i miremenduar dhe i hartuar me perpikemeri.

  2. sami says:

    bravo ekonomia gjithnje e me shume po prodhn lajme pozitive dhe ky buxhet reflekton mese miri nje trajektore rritese te ekonomise se vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje