VIDEO/ Rama: Për 45 ditë fillon Rruga e Arbrit, s’do ndalet deri në përfundim

30 Tetor 2017, 09:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se për 45 ditë do të fillojë puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Në mbledhjen me kryesine dhe grupin e PS për projekt-buxhetin 2018, shefi i qeverisë tha se do diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbërit është në përfundim.

Ministria ka nisur negociatat për temrat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit do të fillojë dëri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtem kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonesse.

Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje