Duke qenë ambasadore e brendit Tezenis, Rita Ora ka ardhur me një koleksion të të brendshmeve duke lënë mbresa te fansat e saj, si edhe te klientet e kompanisë.
Ajo ka bërë një xhirim reklamues nën ritmet e hitit të saj, “Your Song”, ndërkohë që në faqen e Tezenis janë postuar disa imazhe që e shfaqin Ritën joshëse dhe atraktive.
“Jam shumë e entuziazmuar që e kam përfshirë muzikën time së bashku me punën me familjen mahnitshme të Tezenis!
E falënderoj gjithë ekipin që gjithmonë i ndan këto momente me mua”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.