Menaxheri i Partizanit të Beogradit: Në Shqipëri jemi ndjerë të sigurt, duam që t’ua kthejmë mikpritjen

1 Nëntor 2017, 15:55Sport TEMA

Menaxheri i përgjithshëm i Partizanit të Beogradit, Miloš Vazur është shprehur se janë marrë masa të rrepta për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut në stadium për të evituar çdo incident.

Në një intervistë të dhënë për “TV Partizan”, Vazur thekson se janë marrë të gjitha masat për të mos u krijuar asnjë incident, ndërsa shtoi se në Shqipëri janë ndjerë të sigurtë.

“Kamerat brenda dhe përreth stadiumit janë instaluar, dhe në rast të ndonjë sjellje të gabuar, çdo tifoz mund të përjashtohet për 5 minuta. Do të përpiqemi që këtë ndeshje ta kalojmë pa asnjë incident.

Ne Shqipëri jemi ndjerë të sigurt, dhe duam që t’ua kthejmë mikpritjen. Nëse bëjmë një gabim, mund të jetë fatale, teksa do të ketë një minimum me një ndeshje pezullim. Pres që çdo gjë të shkojë mirë” u shpreh Vazur.

Në vijim ai deklaroi se UEFA do të jetë e informohuar për koreografinë që do të hapet në stadium, në mënyrë që të shmangen parullat që mund të jenë raciste.

“Asnjë parullë nuk do të futet në stadium, duke përjashtuar pjesën jugore. Nëse dikush do të arrijë që ta fus brenda stadiumit, ai do t hiqet brenda dy minutash”, deklaroi Miloš Vazur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje