Kapiteni i Cervana Zvezdës, Michael Donald me prejardhje nga Surinami dhe me nënshtetësi holandeze ka ndezur duelin që do të luhet këtë të enjte mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.
Reagimi i tij ka ardhur pas tërheqjes së njohjes nga Surinami të Kosovës. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan “Kosova është Serbi”.
Në Serbi kanë nisur sinjalet e para të provokimeve, ndërkohë që të skuadra korçare do të përpiqet që të enjten në fushë t’u japë një leksion futbolli.