Mbrojtesi i Liverpool, Dejan Lovren, është kërcënuar në rrjetet sociale, pas paraqitjeve të dobët me skuadrën angleze.
Kroati është duke kaluar një fillim të vështirë të sezonit të ri në “Anfield”, ndërsa në humbjen e “Të kuqve” ndaj Tottenham ai ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës.
Ai u duk se ishte i gatshëm të luante në ndeshjen kundër Huddersfield, por gjatë nxehjeve para ndeshjes u la jashtë. Ai ka thënë se në ndeshjet e kaluara ka përdorur qetësuese të dhimbjeve për të luajtur.
Sot ai ka shkruar në mediat sociale se është kërcënuar, me sa duket nga një tifoz i Liverpool.
“Do të ta vras familjen, o kroat i m***”, i ka shkruar një tifoz atij në Instagram.