Thomas Strakosha, portieri dytë me më shumë pritje, pas Perin

31 Tetor 2017, 12:19Sport TEMA

“Mbërrin në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”.

Kështu do të shprehej Christian Ferrante, trajneri i parë Thomas Strakoshës te të rinjtë e Lazios.

Sa shumë rrugë ka bërë portiere shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios!

Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij.

11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A.

Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare.

Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje