Kamza vijon të tregojë një performacë mjaft të mirë këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në javën e tetë.
Ekipi i drejtuar nga Ramadan Nderu, mori një tre pikësh të artë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Laçit, pas fitores me rezultatin e ngushtë 1-0.
Sulmuesi, Sebino Plaku, ishte “heroi” i Kamzës me golin e tij në minutën e 86-të të takimit duke mposhtur portierin kurbinas Selmani.
Një sukses që e ngjit skuadrën e Kamzës në vendin e katërt në tabelën e renditjes me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Laçi klasifikohet në vendin e gjashtë me 10 pikë.