Hysen Dedja trajneri i ri i Lushnjes

30 Tetor 2017, 11:03Sport TEMA

Në stolin e Lushnjës do të ulet zyrtarisht Hysen Dedja, i cili kthehet në këtë post pas 17 vjetësh.

Trajneri i njohur shkodran e ka drejtuar Lushnjën në sezonin 1999-2000.

Ka drejtuar edhe shumë skuadra të tjera, por kishte kohë që ishte shkëputur nga kjo punë. E rikthen tashmë Lushnja, që me fitoren ndaj Teutës është kthyer në garën e mbijetesës.

Pas largimit të Artan Banos, ishin dy kandidatë për të marrë drejtimin e Lushnjës.

Kishte një akord me kavajasin Dorian Bubeqi, po ai nuk u lejua nga drejtuesit e Erzenit të shkëputej nga ky ekip dhe të drejtonte në Superligë.

U fol edhe për Kristaq Milen, por tashmë është vendosur dhe nga sot shkodrani Hysen Dedja do të marrë në dorë fatet e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje