Pas mesazhit javën e kaluar në Shkodër, tifozët e Partizanit kanë ardhur sot me një tjetër mesazh për futbollistët e tyre.
Ata vijojnë të jenë ende të pakënaqur pasi skuadra është shumë larg vendit të parë në klasifikim.
Sot para ndeshjes kundër Flamurtarit ata kanë hapur një tjetër banderolë ku shkruajnë mesazhin e radhës për futbollistët e tyre:
“Në deklarata “Facebook” e “Instagram” ju të gjithëve të parët ju pamë, por në fushë gjë nuk po tregoni, nuk po ecni me hap kampioni”, ishte mesazhi i sotëm nga “Ultras Guerrils”.