Mediat italiane: Talenti i Vllaznisë në janar drejt Serisë A

29 Tetor 2017, 14:16Sport TEMA

Një lajm i bujshëm nga Italia. Sipas “Calciomercato.it” portieri i talentuar i Vllaznisë, Alen Sherri do të transferohet në janar në një nga klubet e Serisë A.

Sherri iu propozuar skuadrës së Romës para 2 sezonesh nga ndërmjetësuesi Lulzim Haxhiaj dhe pas provës drejtuesit vendosën të mos e bënin pjesë të klubit.

Portali italian shkruan se klubi i kryeqytetas do të pendohet që nuk firmosi me talentin shqiptar.

Në adresë të tij tashmë kanë mbërritur disa oferta nga Seria A që po shqyrtohen me kujdes nga menxheri i tij italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje