Barecelona merr tre pikë me vështirësi ndaj Atletiko Bilbaos

28 Tetor 2017, 22:45Sport TEMA

Barcelona ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në javën e 10-të në La Liga, duke e mposhtur me rezultatin 2-0 Athletic Bilbaon në “San Mames”.

Golin e parë e shënoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messit, në minutën e 37’të.

Pjesa e dytë i takoi pothuajse e tëra Bilbaos, duke pasur raste të mira shënimi gjatë 45 minutave, por  Andre Ter Stegen bëri paraqitje mbresëlënëse, duke ndalur goditje të njëpasnjëshme.

Pas sulmit të vazhdueshëm të vendasve, Barcelona ndëshkoi Bilbaon duke shënuar për 2-0 në minutën e 90’të përmes një kundërsulmi me anë të Paulinho.

Pas kësaj fitorerje, Barcelona ka shkuar në kuotën e 28 pikëve, tetë më shumë se Real Madridi që të dielën përballet me Gironan.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje