Skënderbeu bën detyrën ndaj Luftëtarit

28 Tetor 2017, 19:18Sport TEMA

Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës në Kategorinë Superiore duke mposhtur skuadrën e Luftëtarit me shifrat 2-0. Lilaj dhe Gavazaj i dhanë suksesin e 7 në 8 ndeshje ekipit të drejtuar nga Ilir Daja që kryeson i vetëm renditjen e kampionatit.

Por mes golit të parë dhe të dytë, Skënderbeu jo vetëm ka shpërdoruar shumë raste, por edhe ka rrezikuar shumë në prapavijë.

Një shtyllë e goditur nga Kristal Abazaj në fillimin e pjesës së dytë, ashtu si edhe një kundërsulm i Lamçes vetëm pak çaste para golit të Gavazajt, mund të kishin ndryshuar plotësisht fatin e sfidës.

Gjithsesi, e rëndësishme për korçarët është që morën tri pikët e radhës, ndërsa Luftëtari vazhdon të jetë në krizë dhe nuk ka gjetur ende pikët e para me trajnerin Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje