Trajneri i Teutës, Gugash Magani është shprehur shumë i mërzitur pas humbjes ndaj Lushnjes, teksa ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Ai madje akuzoi ashpër disa prej senatorëve të skuadrës së tij.
“Nuk ishte vetëm faji i Osemene, pasi ai kishte një muaji që nuk luante. Mendoj se është fundi i ciklit tim te Teuta. Skuadra meriton më shumë pikë. Ndodhi ajo që ka ndodhur në 4-5 javët e fundit, teksa kemi humbur shumë raste. Përgjegjësia është e imja. Jam i qetë dhe do e mbyll këtu me Teutën. Me gjithë respektin që kam nuk do të vazhdoj më aventurën me Teutën.
Kam shumë rezerva për senatorët e skuadrës, dhe janë gjatë kohës ndihem i fyer prej tyre. Jam i mërzitur pasi kjo është puna që jetoj, jo vetëm nga ana financiare. Trajneri i ri duhet t’i “këpusë kokën” tre senatorëve.
Presidenti do të mërzitet, pasi edhe një javë më parë isha pranë dhënies së dorëheqjes. Një trajner profesionist merr përgjegjësit mbi supe”, ka thënë Magani.