Pastore objektivi i madh i Interit për janarin

28 Tetor 2017, 12:11Sport TEMA

Është Javier Pastore, mesfushori argjentinas i Paris Saint Germain, objektivi i madh i Interit për merkaton e dimrit.

Trajneri Spalletti u ka kërkuar drejtuesve një lojtar me peshë, në repartin e ndërmjetëm për të bërë lidhjen mes mesfushës dhe sulmit dhe Walter Sabatini bashkë me Piero Ausilion po punojnë për të sjellë në Milano, Pastoren i cili po gjen pak hapësira tek PSG dhe dëshiron largimin.

Ideja e Interit është të realizohet një shkëmbim me portugezin Joao Mario në mënyrë që zikaltërit të jenë brenda parametrave të Fair-play financiar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje