FSHF-ja hakmerret ndaj Flamurtarit, gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë

27 Tetor 2017, 16:42Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për ndeshjet e javës së fundit.

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar ashpër klubin e Flamurtarit dhe tifozerinë e saj pas protestave të fundit që ata bënë në drejtimtë FSHF-së duke shpalosur pankarta ironizuese në drejtim të tyre.

Klubi vlonjat është ndëshkuar me katër ndeshje pa spektatore si dhe 100.000 (njëqindmijë) Lekë gjobë.

Ndërkohë, zyrtari i Teutës Klodian Dervishi, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, do të përshkallëzohen masat disiplinore.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje