Agjenti i Hysajt: Hoqi dorë nga dëshira për Juventusin, do titullin me Napolin

27 Tetor 2017, 12:19Sport TEMA

I ftuar në “Radio Night Show”, Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt ka folur për merkaton e verës që sapo kaloi, në lidhje me mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë.

“Në merkaton e verës, Juventus ishte skuadra që i pëlqente shumë. Por, vendosëm që ai të vazhdonte me Napolin, duke shpresuar që ky sezon të përfundojë me titullin kampion në Serinë A.

Të gjithë e kanë këtë dëshirë për të luajtur me Juventusin. Është normale që, pas tre vitesh me Napolin të mendojë për të ardhmen.

Por, për momentin duhet të mendojë të fitojë me Napolin”, u shpreh agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje