Performanca e shkëlqyer e Ciro Immobiles me fanellën e Lazios ka bërë që në drejtim të tij të vijnë oferta të rëndësishme.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit “bardhekaltër” kanë refuzuar gjatë këtyre ditëve ofertën prej 70 milionë ëurosh nga ekipi kinez Shanghai SIPG, që drejtohet nga Villas-Boas.
Klubi aziatik, për të bindur sulmuesin, i kishte ofruar atij një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, por 27-vjeçari e ka refuzuar, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Italia.
Na fakt, klubi i Lazios vetëm pak di të parë zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me sulmuesin e Kombëtares Italiane, por edhe me portierin shqiptar Thomas Strakosha, deri në vitin 2022.
Në këtë fillim sezoni Immobile ka shpërthyer të Lazio, duke realizuar 13 gola në Serinë A dhe 2 të tjerë në Kupën e Italisë.