Numri një i Federatës së Futbollit të Spanjës, Juan Luis Larrea, është duke planifikuar që t’i ndihmojë gjyqtarit me sistemin VAR, që do të përdoret nga sezoni 2017/18.
Presidenti i La Ligas, ka thënë se kjo teknologji është shumë e shtrenjtë, por numri një i Federatës Spanjolle është duke u përgatitur për ndryshime.
“Synimi është që të kemi sistemin VAR nga ndeshja e parë në La Liga vitin e ardhshëm”, tha ai për “Cadena Ser”.
“Teknologjia është duke u futur në futboll dhe ju duhet të pajtoheni me këtë”.
Në Serie A tashmë ka nisur përdorimi i kësaj teknologjia, ku deri më tani janë dhënë shumë penalti me anë të saj – madje edhe karton të kuq, vlen të përmendet Leonardo Bonucci i Milanit, që u ndëshkua vetëm për shkak të VAR.