Ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, është prezantuar paraditen e sotme si ambasadori i Grassroots për Shqipërinë, ku i pranishëm ishte dhe kreu i FSHF-së Armand Dukës.
Projekti i Grassroot financohet nga UEFA dhe si qëllim promovimin e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre.
Në fjalën e tij, Cana tha se Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata të merren me sport.
“Nuk kemi pasur mundësi të arrijmë në maja më herët, ndërsa vitet e fundit kanë demonstruar se nëse bëhet një punë e madhe mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim e sipër dhe patjetër që edhe futbolli hyn në këtë pjesë. Ne jemi mundur që ta përfaqësuar vendin sa më mirë duke luajtur”, tha Cana. Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata. Ka shumë gjëra për të bërë në vendin tonë, e vlerësoj shumë FSHF për mbështetjen që i ka dhënë fondacionit Lorik Cana. Si Ambasador i Grassroot do të ndihmoj sa më shumë që t’i ndihmojmë fëmijët dhe t’i mbajmë me frymën e futbollit. Ne kemi qenë si udhërrëfyes për pjesën e futbollit dhe do ta vazhdoj ta bëjë sërish këtë gjë”, u shpreh Loriku.
Ndërkohë, Duka u shpreh se Cana ka qenë dhe do të jetë ende një shembull për të rinjtë.