Progni: E rikthejmë Partizanin në vendin që i takon

25 Tetor 2017, 14:41Sport TEMA

Partizanin, pas 3 fitoreve radhazi, kërkon të katërtën ndaj Flamurtarit, me të cilin do të ndeshet të dielën në kryeqytet.

Në konferencën e radhës për shtyp ka dalë Gerhard Progni, i cili së pari ka folur për rolin e tij të ri në fushë:

Po aktivizoheni te Partizani në një rol të pazakontë?

Progni: Të jem i sinqertë e mendoja pak më të vështirë pozicionin tim në mbrojtje ,por po të shikojmë në ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar vetëm një gol, ku padyshim është edhe meritë e lojtarëve të tjerë. Besoj se një mesfushor krahu nuk e ka edhe shumë të vështirë të bëj rolin e mbrojtësit të krahut . Besoj se ndeshje pas ndeshje performanca ime në këtë pozicion do të përmirësohet edhe më shumë.

Çfarë ka ndryshuar te Partizani në këto javët e fundit?

Progni: Eshtë e vërtet, nuk e kishim menduar një nisje të tillë të kampionatit, por janë afruar mjaft lojtar të rinj, trajneri po ashtu dhe është pak e vështirë për të kuptuar mentalitetin e kampionatit shqiptar. Por në ndeshjet e fundit skuadra ka gjetur harmoninë, janë bërë disa rregullime në formacion dhe besoj se në vazhdim skuadra do të jetë gjithmonë në ngritje. Jemi të vetëdijshëm që edhe tifozat janë paksa të zhgënjyer me fillimin që i kemi bërë kampionatit, afrimet e reja kanë dashur kohën e tyre, por besoj se ne do bëjmë akoma më mirë në mënyrë që Partizani të jetë aty ku e duan të gjithë.

E konsideroni Flamurtarin një prej rivalëve tuaj kryesor për titull këtë sezon?

Progni: Në këtë kampionat që po zhvillohet ne vlerësojmë çdo kundërshtar si rival . Po të shikoni Laçi erdhi na mori fitoren në shtëpi , ndaj mendoj se nuk ka ekipe të forta apo ekipe të lehta. Flamurtari është një skuadër shumë e mirë sidomos në repartin e sulmit ku dyshja Alvesh – Bushiç janë të rrezikshëm, por ne do bëmë lojën tonë , luajmë në fushën tonë dhe kam shumë besim që do të marrim 3 pikët, pasi nuk na lejohen më gabime.

Keni qenë pjesë e Flamurtarit për 3 sezone.

Progni: Kanë kaluar disa vite nga periudha që luaja me Flamurtarin, sigurisht në Vlorë kam kaluar 3 vite të kënaqshme , jam ndjerë mjaft mirë panvarësisht se nuk arritëm të fitonim titullin. Por në përballjen e së dielës nuk kam emocion të veçantë. Nga koha kur isha unë pjesë e Flamurtarit në skuadrën aktuale kanë ndryshuar shumë duke filluar nga presidenca e deri tek lojtarët.

Si e shikoni objektivin titull ?

Progni: Partizani çdo vit ka si objektiv fitimin e titullit, por edhe Kupën e Shqipërisë. Panvarësisht diferencës prej 8 pikësh me Skënderbeun ne do të luftojmë për të arritur te titulli . Në kohën kur isha pjesë e Flamurtarit ne ishim 8 pikë larg Skënderbeut , por në fund Flamurtari e humbi kampionatin, ndaj shpresa vdes e fundit dhe ne do të besojmë deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje