Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, e cilëson mbrojtësin shqiptar si një prej elementëve më thelbësorë të Napolit në këtë sezon. Edhe pse mbrojtësi shqiptar është kritikuar për disa paraqitje jo bindëse dhe argumentohet shpesh se aktivizimi i vazhdueshëm e ka lodhur atë, Xhiufredi nuk e sheh në të njëjtën mënyrë.
“Hysaj rrallëherë dorëzohet dhe ai doli nga fusha në Mançester për shkak se e çara mbi vetull të ishte e madhe dhe e thellë, duke humbur shumë gjak. Ndaj doli nga fusha e lojës së përndryshe nuk do të ndodhte”, tha menaxheri i intervistuar nga mediat italiane.
“Ai ndoshta nuk bie shumë në sy, por është një lojtar shumë i rëndësishëm, një prej atyre që çdo trajner do të dëshrionte të kishte në përbërjen e ekipit të tij. Ai është një futbollist shumë premtues dhe në mbrojtje bën një punë thelbësore për ekuilibrat e Napolit”, shpjegoi Xhiufredi mendimet e tij sa i përket Hysajt. Ky i fundit ka luajtur më shumë se 1000 minuta në këtë kampionat me Napolin, i ndalur vetëm nga pezullimet.