Rrëfimi i Grezdës: E majta, meritë e babait. Shembulli im është një gjakovar

24 Tetor 2017, 14:36Sport TEMA

Eros Grezda është personazhi i javëve të fundit në kampionat kroat të futbollit. Golat e tij kundër Dinamos së Zagrebit dhe Rijekës kanë ndihmuar Osijekun jo vetëm të mbajë hapin e kreut në kampionat, por edhe të tregojë se mund të luajë si i barabartë kundër çdo skuadre. Ndaj në mediat kroate ka pasur shumë interes për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare i cili ka rrëfyer pak nga karriera e tij.

“Jam i lindur në Gjakovë, ashtu si sulmuesi i famshëm i Dinamos së Zagrebit dhe Kroacisë, miku im të cilin e marr gjithmonë si shembull, Ardian Kozniku. Kur isha në Zagreb, jam takuar shpesh me të, por edhe tani dëgjohemi”, tha Grezda për portalin “prvahnl.hr”.

Ky nuk ka qenë një vit si të gjithë të tjerët për lojtarin, i cili ndryshoi ekip gjatë verës dhe praktikisht nuk ka bërë pushime. “Unë nuk mund të kthehesha në shtëpi gjatë verës. Ndryshova klub dhe po bëheshim gati për kualifikueset e Ligës së Europës. Tani do të shkoj atje vetëm për pushime te Vitit të Ri”, tha futbollsiti, i cili nuk harron asnjëherë familjen dhe ka falënderime sidomos për babain e tij, Gencin, i cili e ndihmoi që të rritej si futbollist.

“Ai më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në stërvitjet e mia, duke mos më lënë të harroja gjuajtjet edhe me këmbën e majtë. Luaj me të djathtën, por kam perfeksionuar me stërvitje këmbën e majtë”, shpjegoi futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

1 komente në “Rrëfimi i Grezdës: E majta, meritë e babait. Shembulli im është një gjakovar”

  1. Wsssss che 3o 3o 3o wss3333344ereweedzzzwAstZas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje