Lorenc Jemini i jep fund: Nga sot, tërhiqem nga gjykimi

23 Tetor 2017, 23:19Sport TEMA

Lorenc Jemini nuk do të jetë më gjyqtar futbolli. Ish-arbitri i FIFA-s, i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel deklaroi: “Që sot e tutje tërhiqem nga arbitrimi dhe jam i lirë”.

Prej disa muajsh, Jemini nuk arbitronte asnjë ndeshje që pas pezullimit pa afat nga ana e FSHF.

Mungesa e komunikimit të organeve kompetente në FSHF me ish-gjyqtarin duket se ka qenë deçizive në vendimin e Lorenc Jeminit.

Ish-gjyqtari i FIFA-s, prej vitesh ishte arbitri më i rëndësishëm në Superligë, pasi i besoheshin ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Në lidhje me 11-metërshin e parë të fituar nga Skënderbeu në ndeshjen kundër Teutës, Jemini u shpreh: “Ky është rast shumë i veçantë. Mbrojtësi e ka prekur topin me dorë dhe e ka hequr nga trajektorja. Ndaj mendoj se është faull. Arbitri është i pozicionuar mirë, edhe unë tani që e shoh, është penallti se devijohet topi nga mbrojtësi që e sheh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje